Lajme

Shpërthimi i armës së ushtarit të FSK-së gjatë ushtrimeve, Kabashi-Ramaj kishte paralajmëruar për standardet e municionit

Autori: Gazeta inFokus 17:31 | 11 November 2026

Sot janë publikuar dhe pamjet që dëshmoi raportimet e incidentit të shpërthimit të armës gjatë ushtrimeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Në pamje shihet shpërthimi i armës ku si pasojë një pjesëtar i FSK-së është plagosur nga arma e zjarrit.

Por deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Besa Kabashi – Ramaj, kishte ngritur shqetësime, lidhur me standardet e municionit dhe përputhshmërinë e tij me armatimin.

-Advertisement-

Kabashi-Ramaj, gjatë një debati televiziv me deputetin e LVV-së, Enver Dugolli, kishte kërkuar sqarime për standardet e prodhimit të municionit dhe armët për të cilat ai do të përdorej.

“Kanë qarkulluar edhe fotografi të rreme, të gjeneruara me inteligjencë artificiale, për fabrikën e municionit. Ku është ajo fabrikë, me cilat standarde do të prodhohen plumbat dhe për cilat armë amerikane, austriake, gjermane apo çeke do të përdoren ata. Me cilin shtet keni bërë marrëveshje për ndërtimin e fabrikës? Për cilën armë.”?”, kishte pyetur Kabashi-Ramaj.

Ajo kishte ngritur shqetësime edhe për marrëveshjet ndërkombëtare dhe respektimin e standardeve të NATO-s.

“Nuk mund të marrësh një fabrikë për prodhimin e municionit për armë amerikane pa pasur marrëveshje përkatëse. Kur e ka aprovuar Kongresi amerikan prodhimin e municionit për armët amerikane? Për të qenë në përputhje me standardet e NATO-s, çdo pajisje që prodhohet duhet t’i kalojë standardet përkatëse që përdoren nga vendet anëtare të NATO-s. Nëse dëshirojmë të prodhojmë municion për armët amerikane, gjermane, çeke apo austriake që i përdorim, duhet të dimë çfarë marrëveshjesh ekzistojnë për këtë prodhim.”, kishte deklaruar ajo.

Ndërkohë, sipas raportimeve mediatike, incidenti i dyshuar në FSK ka ndodhur gjatë ushtrimeve ushtarake, ndërsa është pretenduar se rasti është mbajtur i fshehtë.

Ende nuk është konfirmuar zyrtarisht shkaku i incidentit të raportuar apo ndonjë lidhje e tij me standardet e municionit, për të cilat Kabashi-Ramaj kishte kërkuar sqarime./Gazeta Infokus/

Shpërthimi i armës së ushtarit të FSK-së gjatë ushtrimeve, publikohet momenti

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy