Lajme

Kurti takon deputetët francezë, diskuton për thellimin e marrëdhënieve Kosovë–Francë

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 11 November 2026

Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në një takim në Asamblenë Kombëtare të Francës, ku ka bashkëbiseduar me përfaqësues të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe atij për Çështje Evropiane.

Përmes një postimi në Facebook, shefi i ekzekutivit tha se Kosova po angazhohet për zgjerimin e bashkëpunimit dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe me Francën.

Ai ka rikujtuar se në korrik janë nënshkruar pesë marrëveshje dhe instrumente bashkëpunimi.

-Advertisement-

Kurti ka shprehur mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme të Francës, duke e cilësuar rolin e saj si të rëndësishëm në rrugën e integrimit euroatlantik të Kosovës.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy