Lajme

Mbreti i Holandës uron Presidenten Shiroka Pula për marrjen e detyrës

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 11 November 2026

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Mbreti i Holandës, Willem-Alexander, me rastin e marrjes së detyrës së presidentes.

Në letrën e tij, Mbreti Willem-Alexander ka shprehur bindjen se marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Holandës do të vazhdojnë të zhvillohen dhe të thellohen në të mirë të të dy popujve.

Ai gjithashtu ka rikonfirmuar gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve.

-Advertisement-

Në fund të letrës, Mbreti i Holandës i ka uruar presidentes Shiroka Pula suksese në ushtrimin e detyrës dhe në përmbushjen e përgjegjësive të saj shtetërore.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy