Vendimi | Gjyqi ndaj Jeton Sylajt i mbyllur, “me qëllim të mbrojtjes së jetës personale dhe familjare”
Autori: Gazeta inFokus
10:36 | 11 November 2026
Gjykata Themelore në Pejë ka konfirmuar për Gazetën Infokus se seanca fillestare ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të së ndjerës Arlinda Zekaj, do të mbahet me dyer të mbyllura, pa praninë e publikut dhe mediave.
Seanca ndaj Sylajt, i cili akuzohet për veprën penale të kanosjes, është caktuar të mbahet të enjten, më 12 nëntor 2026, duke filluar nga ora 11:00.
Në aktvendimin e datës 10 nëntor, të cilin Gjykata Themelore në Pejë ia ka dërguar Gazetës Infokus, bëhet e ditur se vendimi për mbylljen e seancës është marrë pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Sipas dokumentit, më 9 nëntor, gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për përjashtimin e publikut nga shqyrtimi gjyqësor.
“Me qëllim të mbrojtjes së jetës personale dhe familjare të të pandehurit, palës së dëmtuar dhe pjesëmarrësve tjerë në procedurë”, thuhet në aktvendimin e siguruar nga Gazeta Infokus.
Në arsyetimin e saj, gjykata thekson se gjatë procesit pritet të shqyrtohen prova dhe informacione të ndjeshme që lidhen me marrëdhëniet familjare, përfshirë edhe të dhëna për fëmijën e mitur.
Po ashtu, në aktvendim bëhet e ditur se kërkesa e Prokurorisë për mbylljen e seancës është përkrahur edhe nga mbrojtësi i viktimave dhe mbrojtësja e të pandehurit.
Gjykata ka vlerësuar se, megjithëse transparenca e procesit gjyqësor është një nga parimet themelore të drejtësisë, në këtë rast mbrojtja e privatësisë dhe e jetës familjare ka përparësi ndaj interesit publik për pjesëmarrje në seancë.
Sipas aktvendimit, Prokuroria kishte propozuar që, nëse gjykata nuk e vlerësonte të nevojshme mbylljen e plotë të shqyrtimit, publiku të përjashtohej të paktën gjatë administrimit të provave të ndjeshme, përfshirë deklaratat e palëve, raportet psikologjike dhe video-incizimet.
Megjithatë, gjykata ka vendosur që seanca fillestare e 12 nëntorit të mbahet tërësisht pa praninë e publikut.
Vendimi është marrë nga gjyqtarja Selvije Morina Zejnaj, duke u bazuar në nenet 289 dhe 291 të Kodit të Procedurës Penale.
Kujtojmë se më 23 tetor 2026, Prokuroria Themelore në Pejë kishte ngritur aktakuzë ndaj Jeton Sylajt për veprën penale të kanosjes.
Ai akuzohet se kishte kërcënuar me vdekje ish-bashkëshorten e tij, Arlinda Zekaj, e cila më pas u vra në Vitomiricë të Pejës. Për vrasjen e saj dyshohet kunati, Albert Sylaj, vëllai i Jetonit.
Rasti ka shkaktuar reagime të shumta publike, duke ngritur shqetësime për mënyrën se si institucionet kanë trajtuar denoncimet e dhunës ndaj Arlinda Zekajt./GAZETA INFOKUS/


T� tjera
-
Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi
Ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta, është arrestuar nën dyshimin p...
-
Dhun*ohet e mitura në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore
Një e mitur është dhunuar nga një person në Fushë Kosovë. I dyshuari sipas...
-
171 ditë me ndotje mbi kufirin e lejuar: Ajri që thith Kosova
Gati gjysmën e vitit me ndotje mbi kufijtë e lejuar. Kjo është pamja që del n...
-
Mbi 2200 gjoba trafiku për 24 orë, dhjetëra aksidente e të arrestuar
Policia e Kosovës, përmes raportit ditor ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fun...
-
Gjobitet me 200 euro dhe i ndalet vozitja për tre muaj shoferit që tejkaloi në vijë të plotë në Podujevë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas publikimit të një videoje ku shihet një ...
-
S’ka kuorum, shtyhet mbledhja e komisionit hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ka dështuar mbledhja e komisionit hetimor parlamentar lidhur me vrasjen e Arl...
-
Mashtroi tre persona me premtimin për viza pune në Gjermani në vitin 2023, arrestohet pas tre vitesh
Një person është arrestuar nën dyshimin se ka mashtruar tre qytetarë duke ua ...
-
Dhụnë ndaj grave, prindërve e fëmijëve – Gjashtë raste brenda një dite në Kosovë, disa të arrestuar
Gjashtë raste të dhunës në familje dhe veprave të ndërlidhura janë regjistrua...
-
Policia zbulon detajet e plagosjes së dy familjarëve në Gjakovë, i dyshuari përfundon në mbajtje
Dy persona janë plagosur me armë zjarri të martën në Gjakovë, pas një inciden...
-
157 mijë euro faturë e rrymës për një fabrikë në Kosovë, alarmon pronari: Si të mbijetojmë me këto çmime në Kosovë?
Prodhuesi vendor, Alajdin Fusha, ka reaguar ashpër ndaj kostos së lartë të en...
-
Hoxhaj rrëfen rrugëtimin me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në vitet e 90-ta
Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj ka rrëfyer një pjesë të rrugëtimit të ti...
-
E mitura e raportuar e zhdukur në Fushë Kosovë gjendet, dërgohet në strehimore
Një vajzë e mitur, e cila ishte raportuar e zhdukur nga familjarët në Fushë K...
































