Lajme

Protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt, hidhen tymuese para MD-së, kërkohet dorëheqja e Gërvallës, Sveçlës e Muhaxherit

Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 07 November 2026

Në Prishtinë po mbahet edhe sot protestë kundër vrasjes së grave. Protesta e sotme është vazhdimësi e disa protestave radhazi të mbajtura pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt.

Protestuesit kanë filluar ecjen e tyre nga Katedralja qendrore e Prishtinës për të vazhduar më pas nëpër lagjen Pejton e duke arritur para ministrisë së Drejtësisë ku edhe kanë adresuar disa prej kërkesave të tyre.

Shkarkimi i ministres së Drejtësisë, DonikaGërvalla, ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe kreut të Pejës, Gazmend Muhaxheri, kanë qenë vetëm disa prej kërkesave të organizatorëve.

-Advertisement-

Gjithashtu folësja para ministrisë së Drejtësisë ka kërkuar shkarkim të gjithë përgjegjësve në Polici, prokurori, gjykatë e Qendër për Punë Sociale në Pejë.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy