Lajme

Ndryshimet në pozitat udhëheqëse të Policisë, Musliu kërkon dokumentacion zyrtar: Ende nuk kam marrë përgjigje

Autori: Gazeta inFokus 20:38 | 06 November 2026

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar sqarime nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës lidhur me ndryshimet e fundit në pozitat udhëheqëse brenda këtij institucioni, shkruan Gazeta Infokus.

Musliu përmes një postimi në “Facebook”, ka bërë të ditur se i është drejtuar zyrtarisht Policisë së Kosovës me kërkesë për informacione dhe dokumentacion lidhur me emërimet, transferimet dhe lirimet nga pozitat drejtuese, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje.

“Kjo është kërkesa ime që ia kam dërguar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, lidhur me ndryshimet e pozitave udhëheqëse, e cila ende nuk ka marrë përgjigje”, ka deklaruar Musliu.

-Advertisement-

Në kërkesën e saj, deputetja ka theksuar se, në cilësinë e anëtares së Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, po kërkon transparencë në kuadër të përgjegjësive parlamentare për mbikëqyrjen e institucioneve të sigurisë.

Ajo ka kërkuar listën e plotë të ndryshimeve në pozitat udhëheqëse, duke përfshirë drejtoritë, departamentet, divizionet dhe drejtoritë rajonale të Policisë së Kosovës.

Po ashtu, Musliu kërkon të dijë se cilët zyrtarë janë liruar nga pozitat, cilët janë transferuar apo emëruar dhe nëse këto caktime janë të përkohshme apo të përhershme.

“Kush i ka propozuar këto ndryshime dhe kush i ka miratuar? Kush i ka nënshkruar vendimet për secilin emërim, transferim apo lirim nga pozita? Cila është baza ligjore dhe kompetenca mbi të cilën janë nxjerrë këto vendime?”, thuhet në kërkesën e saj.

Deputetja e PDK-së ka ngritur gjithashtu pyetje lidhur me kriteret mbi të cilat janë bërë këto ndryshime, duke kërkuar të sqarohet nëse vendimet janë bazuar në vlerësime profesionale, performancë, nevoja operative apo riorganizim institucional.

Në fund, Musliu ka kërkuar që përgjigjja e Policisë të përfshijë të gjitha ndryshimet e realizuara gjatë periudhës përkatëse dhe dokumentacionin mbështetës për secilin vendim, pa u kufizuar vetëm në informacionet e publikuara në media. /Gazeta Infokus/

Më posht gjeni postimin e saj të plotë:

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy