Lajme

Çitaku takon ambasadorin britanik, diskutojnë edhe për procesin në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 16:49 | 05 November 2026

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit politike në vend.

Çitaku e vlerësoi pozitivisht përmbylljen e formimit të institucioneve, duke theksuar se tashmë nevojitet përqendrim në adresimin e sfidave të qytetarëve dhe në avancimin e prioriteteve shtetërore.

“Kosova përballet me sfida të rëndësishme që kërkojnë vëmendje të plotë institucionale, përgjegjësi dhe angazhim për të përmirësuar jetën e qytetarëve”, theksoi Çitaku.

-Advertisement-

Gjatë takimit u diskutua edhe për procesin gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara në Hagë. Çitaku nënvizoi rëndësinë e respektimit të standardeve më të larta të drejtësisë, të së drejtës për gjykim të drejtë dhe të vendimmarrjes së mbështetur në fakte e prova, të pavarur nga ndikimet politike.

Në takim u riafirmua rëndësia e partneritetit të qëndrueshëm të Kosovës me aleatët e saj, si dhe përkushtimi ndaj perspektivës euroatlantike të vendit, me synim anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy