Banka “Raiffeisen” konfirmojnë rastin me Përparim Ramën: Kemi hetuar e marrë veprime, kemi njoftuar edhe autoritetet
Autori: Gazeta inFokus
16:39 | 05 November 2026
Banka “Raiffeisen” në një përgjigje për Gazetën Infokus kanë folur lidhur me rastin e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, meqë nga kabineti i këtij të fundit kanë konfirmuar se një zyrtar i kësaj banke është qasur në llogarinë dhe transaksionet bankare pa autorizim.
Në përgjigje, “Raiffeisen” konfirmojnë se ka pasur ankesë nga kreu i Prishtinës dhe se pas hetimit dhe shqyrtimit të rastit kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, përfshirë edhe njoftimin e institucioneve relevante.
“Ju konfirmojmë se ankesa nga Kryetari i Prishtinës, z. Përparim Rama, është trajtuar në përputhje me kërkesat ligjore dhe rregullatore. Pas hetimit dhe shqyrtimit të rastit, kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme bazuar në ligjet dhe rregulloret në fuqi, përfshirë edhe njoftimin e autoriteteve kompetente”, ka thënë për Infokus nga banka “Raiffeisen”
Nga kjo bankë s’kanë dhënë detaje të tjera lidhur me rastin, duke thënë se i kushtojnë rëndësi të veçantë ruajtjes së konfidencialitetit bankar të klientëve.
“Sigurojmë klientët se Banka Raiffeisen i kushton rëndësi të posaçme mbrojtjes së të dhënave të tyre personale dhe ruajtjes së konfidencialitetit bankar.Në këtë fazë, nuk mund të ofrojmë hollësi të tjera lidhur me rastin”, përfundon përgjigja e “Raiffeisen”.
Kabineti i krytarit të Prishtinës në një përgjigje për Gazetën Infokus kanë thënë se një zyrtar i bankës “Raiffeisen” është qasur pa autorizim në llogarinë dhe transaksionet e kryetarit Rama dhe se të njëjtat i ka shpërndarë. Për këtë thonë se Raiffeisen ka konfirmuar se e kanë identifikuar punëtorin dhe se të njëjtin e kanë shkarkuar.
Nga Zyra e Ramës kanë paralajmëru se do të ndjekin edhe rrugë ligjore ndaj bankës dhe zyrtarit që dyshohet për veprimin.

T� tjera
-
Reçica: 5 nëntori 2020 dhe 16 shtatori i këtij viti, ditët më të zeza në historinë e Kosovës
Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, ka deklaruar se 5 nënt...
-
S’u përfshi në dokumente një pjesë e mallit – Dogana zbulon mallra me vlerë rreth 27 mijë euro
Dogana e Kosovës, ka njoftuar për zbulimin e mallrave të padeklaruar në Han t...
-
Inspektorati ndalon punimet në tri objekte ndërtimi në Prizren
Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në tri objekte n...
-
Uniformat e dëmtuara të policisë në karriget e ministrave, Haxhiu: 5 vjet po presin për pajisje të reja
Deputetja Teuta Haxhiu ka ndërmarrë një aksion simbolik në Kuvend, duke vendo...
-
Liria ka Emër letër Parlamentit Evropian, ia parashtron disa kërkesa: Mos qëndroni vëzhgues, ushtroni kompetencat tuaja
Platforma Liria ka Emër, i është drejtuar Parlamentit Evropian, me kërkesë pë...
-
Pas mungesës së kapelave, Policia anulon tenderin për karriget e ceremonisë së diplomimit të kadetëve
Policia e Kosovës ka anuluar aktivitetin e prokurimit për marrjen me qira të ...
-
Luksi i pushtetit të Kurtit: Për 9 muaj, mbi 32 milionë euro shpenzime për derivate, telefona e udhëtime
Sa ishte në opozitë, Albin Kurti premtonte ulje të shpenzimeve të luksit, për...
-
Ministri zviceran: Vendimi i Gjykatës Speciale nuk është politik, s’mund ta komentoj
Ministri i Punëve të Jashtme i Zvicrës, Ignazio Cassis, dhe homologu i tij ko...
-
Strategjia shtetërore për Hagën, Konjufca: Pasnesër mbledhje disaorëshe, synojmë ta fitojmë rastin
Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka dhënë detaje për punën e gru...
-
Haxhiu vendos fotografi të uniformave të Policisë në ulëset e ministrave: Pesë vjet po presin për pajisje të reja
Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka ngritur shqetësimin për mungesën e uni...
-
Marta Kos pret përfaqësuesit e Listës së Studentëve, kërkon shkëputjen e Serbisë nga praktikat e vjetra
Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, u takua në Bruksel me përfaqës...
-
Konjufca pas takimit me Cassisin: Zvicra, partnere e palëkundur e Kosovës
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, G...




































