Uniformat e dëmtuara të policisë në karriget e ministrave, Haxhiu: 5 vjet po presin për pajisje të reja
Autori: Gazeta inFokus
16:15 | 05 November 2026
Deputetja Teuta Haxhiu ka ndërmarrë një aksion simbolik në Kuvend, duke vendosur mbi karriget e ministrave fotografi që paraqesin gjendjen e uniformave të dëmtuara të Policisë së Kosovës.
Pas këtij aksioni, Haxhiu i ka drejtuar një pyetje ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme.
Ajo ka ngritur shqetësimin për gjendjen e uniformave dhe kushtet me të cilat përballen zyrtarët policorë, të cilët, sipas saj, presin që nga viti 2021 të pajisen me uniforma të reja.
“Pesë vjet po presin. Këtë pamje të trishtueshme po e shohim, ndërsa këta të rinj po ankohen. Shumë prej tyre më tregojnë se uniformën e bartin 12 orë dhe, kur e heqin në mbrëmje, gjendja e trupit të tyre është e tmerrshme. Vetëm një ditë ta bartë ministri uniformën e tyre, çfarë do të ndodhte?”, ka deklaruar Haxhiu.
Kujtojmë, uniformat e reja të zyrtarëve policorë nuk janë ndërruar që pesë vjet për shkak të dështimit të tenderëve.

T� tjera
-
S’u përfshi në dokumente një pjesë e mallit – Dogana zbulon mallra me vlerë rreth 27 mijë euro
Dogana e Kosovës, ka njoftuar për zbulimin e mallrave të padeklaruar në Han t...
-
Inspektorati ndalon punimet në tri objekte ndërtimi në Prizren
Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në tri objekte n...
-
Liria ka Emër letër Parlamentit Evropian, ia parashtron disa kërkesa: Mos qëndroni vëzhgues, ushtroni kompetencat tuaja
Platforma Liria ka Emër, i është drejtuar Parlamentit Evropian, me kërkesë pë...
-
Pas mungesës së kapelave, Policia anulon tenderin për karriget e ceremonisë së diplomimit të kadetëve
Policia e Kosovës ka anuluar aktivitetin e prokurimit për marrjen me qira të ...
-
Luksi i pushtetit të Kurtit: Për 9 muaj, mbi 32 milionë euro shpenzime për derivate, telefona e udhëtime
Sa ishte në opozitë, Albin Kurti premtonte ulje të shpenzimeve të luksit, për...
-
Ministri zviceran: Vendimi i Gjykatës Speciale nuk është politik, s’mund ta komentoj
Ministri i Punëve të Jashtme i Zvicrës, Ignazio Cassis, dhe homologu i tij ko...
-
Strategjia shtetërore për Hagën, Konjufca: Pasnesër mbledhje disaorëshe, synojmë ta fitojmë rastin
Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka dhënë detaje për punën e gru...
-
Haxhiu vendos fotografi të uniformave të Policisë në ulëset e ministrave: Pesë vjet po presin për pajisje të reja
Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka ngritur shqetësimin për mungesën e uni...
-
Marta Kos pret përfaqësuesit e Listës së Studentëve, kërkon shkëputjen e Serbisë nga praktikat e vjetra
Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, u takua në Bruksel me përfaqës...
-
Konjufca pas takimit me Cassisin: Zvicra, partnere e palëkundur e Kosovës
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, G...
-
Dyshohet se Radoiçiq dhe Veselinoviq janë arratisur në Rusi
Dyshohet se terroristi Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq janë arratisur n...
-
Kusari-Lila: Nëse nuk ulen çmimet e derivateve, do ta rikthejmë çmimin tavan
Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka paralajmëruar se nëse rënia e çm...


































