Lajme

Ministri zviceran: Vendimi i Gjykatës Speciale nuk është politik, s’mund ta komentoj

Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 05 November 2026

Ministri i Punëve të Jashtme i Zvicrës, Ignazio Cassis, dhe homologu i tij kosovar, Glauk Konjufca, kanë mbajtur bashkërisht një konferencë për media në Prishtinë, pas takimit që zhvilluan gjatë ditës së sotme.

Dyshja u pyet edhe për vendimin e Gjykatës Speciale ndaj katërshes së UÇK-së.

Zvicerani Cassis dha një përgjigje diplomatike, duke mos u lëshuar në komentimin e asaj që ai e quajti vendim gjykate, e jo vendim politik.

-Advertisement-

“Unë mund të ju jap përgjigjen e zakonshme të Zvicrës. Sikurse çdokund në botë, Zvicra i mbështet Dhomat dhe Gjykatat Ndërkombëtare dhe Zvicra i pranon vendimet e gjykatave ndërkombëtare dhe nuk i komenton këto vendime, sepse është vendim i gjykatës e jo vendim politik. Prandaj, Zvicra i pranon ato vendime”, deklaroi ministri zviceran i Punëve të Jashtme.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy