Lajme

Organizata e Veteranëve të luftës së UÇK-së me aksion simbolik para zyrës së BE-së në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 05 November 2026

Organizata e Veteranëve të luftës së UÇK-së ka filluar aksionin simbolik para zyrave të Bashkimit Evropian i cili ishte paralajmëruar për sot nga ora 12:00.

Ky aksion po mbahet për shkak se sot shënohen gjashtë vite prej arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, kësisoj ata po shprehin solidaritetin e tyre simbolik me krerët të cilët ndodhen në Hagë dhe njëkohësisht zhgënjimin dhe pakënaqësitë e tyre lidhur me procesin e gjykimit dhe aktvendimit dënues në rastin Thaçi dhe të tjerët.

“Serbia masakroi popullin, Gjykata Speciale na masakroi të vërtetën”, shkruhet në pankartën e vendosur tek zyra e BE-së.

-Advertisement-

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy