Lajme

Aksioni kundër bixh*ozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash, policia arreston 22 persona

Autori: Gazeta inFokus 12:35 | 05 November 2026

Një aksion i gjerë i Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, ka rezultuar me arrestimin e 22 personave të dyshuar për organizim të lojërave të paligjshme të fatit.

Operacioni është zhvilluar mbrëmjen e 4 nëntorit, pas hetimeve të zhvilluara për një kohë të gjatë, nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Prizren.

Në kuadër të planit operativ të koduar “Bixhozi”, policia ka kontrolluar 20 lokacione, përfshirë lokale afariste dhe shtëpi banimi, në tri komuna: Prizren, Suharekë dhe Dragash.

-Advertisement-

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar rreth 10 mijë euro para të gatshme, pajisje të ndryshme elektronike, si dhe katër armë zjarri me municion.

Sipas njoftimit të përbashkët të Prokurorisë dhe Policisë, 22 personat e arrestuar janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës. Me vendim të prokurorit, 19 prej tyre janë ndaluar për 48 orë, ndërsa tre të tjerë janë liruar dhe do të ndiqen në procedurë të rregullt.

Të dyshuarit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, sipas nenit 294, paragrafi 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës./IndeksOnline/

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy