Krasniqi nga Kuvendi: Ish-krerët e UÇK-së janë pengje të një drejtësie ndërkombëtare
Autori: Gazeta inFokus
12:43 | 05 November 2026
Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, në foltoren e Parlamentit ka folur lidhur me procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Krasniqi ka thënë se liria e Kosovës nuk ishte dhuratë, por rezultat i luftës, sakrificës dhe mbështetjes së aleatëve, duke shprehur kundërshtimin e tij ndaj mënyrës se si, sipas tij, po trajtohen ish-drejtuesit e UÇK-së në procesin gjyqësor.
Ai ka pretenduar se ish-krerët e UÇK-së nuk po gjykohen për veprime individuale, por për shkak të pozitave politike që kishin mbajtur gjatë luftës.
“Janë bërë gjashtë vjet që kur krerët e UÇK-së u arrestuan dhe kanë kaluar 50 ditë nga 16 shtatori, kur u dha aktgjykimi në Hagë. Më 16 shtator 2026 nuk u dënuan Jakupi, Hashimi, Kadriu e Rexhepi për veprimet e tyre individuale, por u dënuan për shkak të posteve politike që ata i kishin mbajtur”, ka deklaruar Krasniqi.
Ai ka kritikuar edhe qasjen e gjykatës lidhur me strukturën organizative të UÇK-së, duke përmendur gjyqtarin Smith dhe interpretimin e tij për Drejtorinë Politike të Shtabit të Përgjithshëm.
“Jo rastësisht gjyqtari Smith këmbëngulte që Drejtoria Politike e UÇK-së ishte organ mbi organet e tjera dhe kishte autoritet mbi të gjithë UÇK-në. Jo rastësisht ata duan t’i bëjnë përgjegjës personat që në një mënyrë ishin të lidhur me Drejtorinë Politike të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së”, ka thënë ai.
Sipas deputetit të PDK-së, kjo qasje, siç pretendon ai, synon të njollosë edhe objektivat e luftës së UÇK-së, të cilat i cilëson si të pandryshuara ndër breza.
“Kjo ka vetëm një arsye, duan t’i baltosin objektivat e UÇK-së, të cilat ishin të njëjta ndër breza, liria dhe pavarësia e Kosovës, as më pak e as më shumë. Liri kjo që u arrit me shumë mund, gjak dhe shumë jetë të humbura”, ka theksuar Krasniqi.
“Ish-krerët e UÇK-së janë pengje të një drejtësie ndërkombëtare e cila me plot meritë vetëm padrejtësi është”, shtoi ai.

T� tjera
-
Lushaku-Sadriu: Raporti i Progresit sivjet, më i dobëti në histori për kah rezultatet
Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, e ka cilësuar R...
-
Organizata e Veteranëve të luftës së UÇK-së me aksion simbolik para zyrës së BE-së në Kosovë
Organizata e Veteranëve të luftës së UÇK-së ka filluar aksionin simbolik para...
-
Aksioni kundër bixh*ozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash, policia arreston 22 persona
Një aksion i gjerë i Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Theme...
-
Gërvalla kërkon zbardhjen e plotë të rastit të Astrit Deharit
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka kërkuar zbardhjen e plotë të rast...
-
Sulmohet gjyqtarja e Themelores në Gjilan, KGjK e dënon rëndë rastin
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka dënuar ashpër sulmin ndaj gjyqtares së ...
-
Rama flet për ftesat nga Prokuroria: Po e luftojmë një pushtet që po na pengon me punu
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka folur për ftesat që kanë ...
-
Musliu-Shoshi: 7 vjet në pushtet, krejt çka keni bërë për Astritin janë homazhe te varri dhe kallja e IML-së
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e ka kritikuar kryeministrin Albin ...
-
Raporti i Progresit, Haradinaj: Po dëshmohet se proceset qeverisëse në Kosovë janë në ngecje
Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot se proceset qeverisës...
-
Tomë Gashi ngre akuza për manipulim të provave në rastin e Astrit Deharit: Ai është vrarë
Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka deklaruar se pret që Prokuroria Spe...
-
Rasti Dehari, Haxhiu: Ende presim drejtësi
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kujtuar Astrit Deharin n...
-
Një dekadë pa Astrit Deharin, Albin Kurti kërkon zbardhjen e së vërtetës dhe drejtësi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varri i aktivistit të...
-
“Secili prokuror po ia nis nga fillimi”, nëna e Astrit Deharit kërkon epilog pas 10 vjetësh
Nëna e Astrit Deharit, Xhemile Dehari ka shprehur pakënaqësinë për zvarritjen...
































