Avni Dehari: 10 vjet janë shumë për t’u zbardhur drejtësia, është torturë për ne si familje
Autori: Gazeta inFokus
10:40 | 05 November 2026
Babai i Astrit Deharit, Avni Dehari, ka folur për dhimbjen dhe pritjen e gjatë të familjes për zbardhjen e rastit të djalit të tij, në 10-vjetorin e ngjarjes në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Ai ka thënë se një dekadë pa përgjigje dhe pa drejtësi ka qenë jashtëzakonisht e rëndë për familjen, bashkëveprimtarët e Astritit dhe qytetarët që vazhdojnë të kërkojnë zbardhjen e plotë të rastit.
“Si prind i Astritit, 10 vjet që nga rasti i vrasjes së tij në paraburgimin në Prizren, janë shumë për t’u zbardhur drejtësia. 10 vjet torturë për ne si familje, për bashkëveprimtarët e Astritit, për qytetarët e Kosovës brenda kufijve të shtetit, por edhe jashtë kufijve të Republikës, janë tepër për të pritur se çka do të ndodhë me këtë rast që ende nuk po përmbyllet”, ka deklaruar Dehari.
Ai ka kritikuar mënyrën se si është trajtuar rasti nga organet e drejtësisë, duke pretenduar se hetimet janë zvarritur që nga fillimi dhe se deklarimet e institucioneve kanë qenë kundërthënëse.
“10 vjet vërtet torturë dhe flasin shumë se si prokuroria, që nga fillimi, tok me bashkëveprimtarë të tyre dhe aleatë të tyre, e kanë zvarritur këtë hetim deri në skajshmëri. Që nga fillimi, prononcimet për media dhe konstatimet gjoja pas hetimeve kanë qenë kundërthënëse”, ka thënë ai.
“Kanë qenë qëllimkëqija që rastin ta shpallin si vetëvrasje, edhe pse ka pasur hetime nga ekspertët e pavarur ligjorë dhe ndërkombëtarë, konkretisht nga Zvicra, ku kanë sjellë konstatime se nuk bëhet fjalë për vetëvrasje, por për vrasje”, është shprehur Dehari.
Për mediat, ai ka thënë se familja pret që rasti të trajtohet më seriozisht dhe që institucionet të sjellin rezultate konkrete.
“Presim që në të ardhmen ky rast të trajtohet më seriozisht dhe të kemi rezultate”, ka përfunduar Avni Dehari.

T� tjera
-
Kryeprokurori Gashi takon prote*stuesit: Po ndërmarrim të gjitha veprimet për rastin e Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i shtetit, Zejnullah Gashi, bashkë me prokurorin Ersan Qavolli,...
-
Albin Kurti: Astriti na mungon shumë, veçse edhe ne nuk do të ndalemi duke kërkuar drejtësi për të
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varri i aktivistit të...
-
Analiza e “The Guardian”: A është ky fillimi i fundit për Trump?
Me demokratët në pushtet, Trump mund të jetë nën rrethim dhe të humbasë domin...
-
Çitaku: Historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet nga një aktgjykim, çlirimtarët nuk do t’i lëmë kurrë vetëm
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka kërkuar angazhi...
-
Hamza kërkon drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë
Ish-kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka reaguar pasi sot bëhen gjashtë vite nga...
-
A do të vazhdojë rënia e çmimeve të naftës?
Çmimet e naftës shënuan rënie të ndjeshme dje, të ndikuara nga rritja e shpre...
-
Zhduket një person në Pejë
Policia e Kosovës ka bërë me dije se një person është zhdukur në Pejë. Sip...
-
Çitaku: Gjashtë vjet nga shkuarja në Hagë e ish-krerëve të UÇK-së, aktgjykimi me 81 vjet burgim i papranueshëm
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar me...
-
Kolektivi Feminist kërkon përgjegjësi nga KPK-ja për vrasjen e Arlinda Zekajt
Aktivistet e Kolektivit Për Mendim dhe Veprim Feminist kanë shkuar sot para o...
-
Kadetët e FSK-së diplomojnë në Gjermani, merr pjesë edhe Maqedonci në ceremoninë zyrtare
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimi...
-
I dhanë para hua me kamata joproporcionale, aktakuzë ndaj tre personave
Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren, ka ngrit...
-
Kërçeli i reagon Ramës: Nuk është faji i askujt që drejtorët po të intervistohen, një shportë e vogël mbeturinash për park është paguar 1,200 euro?!
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i ka reaguar ashpër kryetarit...



























