“Ditët e Nëntorit” rikthehet në Gjakovë: katër netë me muzikë e traditë nga Gjakova, Berati, Ulqini dhe Korça
Autori: Gazeta inFokus
17:29 | 04 November 2026
Gjakova do të mirëpresë edicionin e tretë të festivalit “Ditët e Nëntorit”, i cili do të mbahet nga 20 deri më 28 nëntor. Organizuar nga Fondacioni për Gjakovën, festivali sjell katër mbrëmje koncertale, panele diskutimi, ekspozitë dhe aktivitete që ndërthurin muzikën, trashëgiminë kulturore dhe dialogun shoqëror.
Programi koncertal hapet më 20 nëntor me “Natën Gjakovare”, ku do të interpretojnë Edi Furra, Ardian Këpuska, Hyda Osa dhe Orkestri Lirikët. Më 21 nëntor, “Nata e Beratit” sjell grupin “Pulsi i Beratit”, ndërsa më 27 nëntor, “Nata e Ulqinit” prezanton SHKA “Olcinium”. Festivali përmbyllet më 28 nëntor me “Natën e Korçës”, me Eli Farën dhe Ansamblin “Skënderbeu”. Të katër koncertet do të mbahen në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, duke filluar nga ora 20:00.
Pjesë e këtij edicioni janë edhe panelet me Fatos Lubonjën, Lucy Duran dhe Edit Pulën, Vllaznim Xhihën e Veton Surroin. Programi përfshin gjithashtu debate historike e kulturore mes nxënësve të shkollave të mesme nga Kosova dhe Shqipëria, duke krijuar hapësirë për shkëmbim mendimesh dhe përfshirjen e të rinjve.
Më 20 dhe 21 nëntor, publiku do të mund të vizitojë ekspozitën “Veshje origjinale të nuseve shqiptare”, nga Eralda Baze dhe grupi. Ndërkaq, më 27 nëntor do të shfaqet premiera e filmit “Cigarja e fundit” nga Enis Murati, ndërsa më 28 nëntor do të lansohet platforma digjitale e Shtëpisë së Durimit, me një tur virtual të Muzeut Historik të Familjes Qerkezi 1999.
Fondacionit për Gjakovën ka potencuar se të gjitha të ardhurat nga festivali do të shkojnë për promovimin e turizmit kulturor në Çarshinë e Madhe të Gjakovës.
Biletat mund të rezervohen online përmes platformës: appfondacionipergjakoven.org.

T� tjera
-
Aleanca: Raporti i Progresit vulosi dështimin gjashtëvjeçar të qeverisë
Aleanca ka reaguar pas publikimit të Raportit të Progresit të Komisionit Evro...
-
Zv.Presidenti amerikan e “gjen” fajtorin për humbjen e Republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit
Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka thënë se arsyeja kryesore e humbjes...
-
Presidentja Shiroka Pula pranon Raportin e Progresit, zotohet për reforma drejt BE-së
Presidentja Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadorin e Bashkimit Evro...
-
Doli nga shtëpia më 1 nëntor, Policia kërkon ndihmë për gjetjen e 13-vjeçarit deçanas
Policia Rajonale e Ferizajt, përmes hetuesve rajonalë të Sektorit Rajonal të ...
-
“Ata njerëz kanë me u përgjigj”, prot*esta për Arlinda Zekajn hyn në ditën e tetë
Protesta për drejtësi për Arlinda Zekajn, e organizuar nga Kolektivi për Mend...
-
Hargreaves takohet me Konjufcën, diskutojnë edhe për Strategjinë Shtetërore për Specialen
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar ...
-
Zv.Presidenti amerikan e “gjen” fajtorin për humbjen e Republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit
Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka thënë se arsyeja kryesore e humbjes...
-
Tre policë lëndohen gjatë ndërhyrjes pas incidentit mes tifozëve në Gjilan
Tre zyrtarë policorë janë lënduar të mërkurën në Gjilan, pas ndërhyrjes për t...
-
Edhe Kurti pret në takim gjeneralin Osborn: U pajtuam për rolin e Kosovës në stabilitetin e Ballkanit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Agjutantin e Përgjith...
-
Shiroka-Pula dekoron gjeneralin amerikan Osborn me Medaljen Presidenciale Ushtarake
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, dekoroi gjeneralin Steven Osborn...
-
IKD: Raporti i KE-së evidenton mungesë progresi në sundimin e ligjit dhe dështim të reformave
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka vlerësuar se Raporti i Komisionit E...
-
Platforma “Liria ka Emër” të enjten mban konferencë për media
Platforma qytetare “Liria ka Emër” do të mbajë të enjten konferencë për media...































