Lajme

Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimet ruse

Autori: Gazeta inFokus 16:41 | 03 November 2026

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Berlin (Berlin Security Conference), ku ishte i ftuar si panelist në debatin kryesor të nivelit të lartë me temën “Parandalimi përmes vigjilencës: Si të frenohet ndërhyrja ruse”.

Në këtë panel, Maqedonci diskutoi së bashku me përfaqësues të lartë të NATO-s dhe Gjermanisë mbi kërcënimet që burojnë nga ndërhyrjet dhe ndikimi rus, sfidat aktuale të sigurisë evropiane, si dhe nevojën për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet aleatëve dhe partnerëve strategjikë,.

Gjatë diskutimit u theksua rëndësia e vigjilencës, koordinimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar si elemente kyçe për parandalimin e kërcënimeve dhe ruajtjen e paqes e stabilitetit në Evropë.

-Advertisement-

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të kapaciteteve të saj mbrojtëse dhe kontributit aktiv në sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë strategjikë”, ka shkruar ministri në Facebook.

Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy