Lajme

Deputeti Guri ankohet për pushimin e hetimeve ndaj Pecit e Pacollit: Do t’i publikoj dëshmitë tronditëse

Autori: Gazeta inFokus 15:00 | 03 November 2026

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri, ka njoftuar se ka dorëzuar ankesë kundër vendimit të Prokurorisë për pushimin e hetimeve ndaj Faton Pecit dhe Fitore Pacollit, lidhur me ndarjen e granteve nga Ministria e Bujqësisë, shkruan  Gazeta Infokus.

Guri ka bërë të ditur se gjatë ditëve në vijim do të publikojë edhe dëshmitë e dhëna para Prokurorisë nga punonjësit e kësaj ministrie, të cilat i ka cilësuar si “tronditëse”.

Sipas deputetit të LDK-së, këto dëshmi e bëjnë të pakuptueshëm vendimin për pushimin e hetimeve.

-Advertisement-

Përveç ankesës, Guri ka njoftuar se ka dorëzuar edhe padi për shpifje kundër Faton Pecit, për shkak të akuzave publike që, sipas tij, janë të pavërteta.

“Gjatë ditëve në vijim do t’i bëj publike edhe dëshmitë e dhëna para Prokurorisë nga vetë punonjësit e kësaj Ministrie. Dëshmi tronditëse, që e bëjnë të pakuptueshëm vendimin për pushimin e hetimeve! Sot kam dorëzuar gjithashtu edhe padinë për shpifje kundër Faton Pecit, për akuzat e tij publike ndaj meje, të cilat, përveçse janë të pavërteta, janë edhe trillime që vetëm një mendje me një hall të madh mund t’i bëjë.”, ka shkruar Guri.

Po ashtu Guri ka kërkuar që kushdo që ka prova t’i paraqesë ato para drejtësisë, ndërsa ka theksuar se personat që shpifin duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Unë nuk hesht. Nuk tërhiqem. Nuk zmbrapsem. Paraja publike nuk është pronë private e askujt. E vërteta nuk mbulohet me shpifje”, ka shkruar deputeti.

Ai ka shkruar se çështja nuk përfundon me këto veprime.

Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy