Lajme

U mbajt protesta e gjashtë kundër femicidit në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 19:21 | 02 November 2026

Sonte në Prishtinë u mbajt protesta e radhës kundër femicidit pas vrasjes së Arlinda Zekajt më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

Sikur edhe gjatë pesë ditëve të kaluara, edhe sot protestuesit nisën marshin e tyre nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Protestuesit sërish kërkuan drejtësi për Arlinda Zekajn dhe dorëheqjen e ministrave Sveçla e Gërvalla.

-Advertisement-

Kujtojmë, Komisioni hetimor parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt është konstituar sot.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që të gjithë zyrtarët që do të ftohen si dëshmitarë nga komisioni hetimor për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, t’u përgjigjen kërkesave të këtij komisioni.

Ndërsa, kryetari i komisionit, Burim Ramadani është zotuar publikisht se komisioni do të punojë mbi faktet dhe argumentet reale mbi vrasjen e Arlinda Zekajt.

Kujtojmë, 11 zyrtarë policorë janë suspenduar në lidhje me rastin. Po ashtu, janë suspenduar kryeprokurorja dhe prokurorja e Pejës, ndërsa dorëheqje ka dhënë drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha./KP

Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy