Lajme

Dy persona të lënduar nga aksidenti mes dy veturave në Vitomiricë

Autori: Gazeta inFokus 09:40 | 02 November 2026

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes dy automjeteve, i cili ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor.

“Sot, rreth orës 07:45, Policia është njoftuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Vitomiricë, në Pejë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, ku si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin rajonal në Pejë, për trajtim mjekësor”, tha ai.

-Advertisement-

Lidhur me rastin, hetimet janë duke u zhvilluar nga Njësiti Rajonal i Trafikut në Pejë.

Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy