Ky është babai i arrestuar që dyshohet për vrasjen e dyfishtë në Gjilan
Autori: Gazeta inFokus
16:29 | 01 November 2026
Gazeta Sinjali ka raportuar më herët për arrestimin e një 65-vjeçari, i cili dyshohet për përfshirje në rastin e rëndë në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku u gjetën të pajetë një 27-vjeçar dhe një foshnjë.
Gazeta mëson ekskluzivisht nga burimet e saj se personi i arrestuar, i cili është babai i 27-vjeçarit të ndjerë dhe gjyshi i foshnjës, është me inicialet B.D.
I dyshuari është arrestuar pas hetimeve fillestare të zhvilluara nga Policia e Kosovës, ndërsa me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.
27-vjeçari është identifikuar si Adonis Demiri, ndërsa foshnja e gjetur pa shenja jete ishte e gjinisë femërore.
Burimet kanë bërë të ditur gjithashtu se nëna e foshnjës nuk jetonte në të njëjtën shtëpi me 27-vjeçarin dhe vajzën e vogël.
Rasti ishte raportuar më 1 nëntor, rreth orës 08:47. Në vendin e ngjarjes kishin dalë njësitet policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor, ku ishte konstatuar vdekja e dy personave.
Rasti po hetohet si “Vrasje e rëndë”, ndërsa trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar

T� tjera
-
Dita e pestë e protestave për Arlinda Zekajn, protestuesit mblidhen në Prishtinë
Ka nisur mbledhja e protestuesve në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në...
-
Përparim Rama kujton Zahir Pajazitin: Heronjtë kanë vetëm ditëlindje!
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot në Orllan ka marrë pjesë në nderimi...
-
Osmani: Letra e Arlindës drejtuar gjykatësit, aktakuzë për sistemin, s’u mor asnjë masë ndaj gjyqtarëve
Ish-presidentja Vjosa Osmani ka shkruar për një tjetër letër të Arlinda Zekaj...
-
Zvicër: Nga sot hyjnë në fuqi rregulla të reja, ja çfarë ndryshon
Ndryshimet përfshijnë dokumentet e identitetit, të dhënat e udhëtarëve ajrorë...
-
Arrestohet një nga figurat më të fuqishme në policinë serbe
Marko Kriçak, kreu i Drejtorisë së Policisë kundër Krimit në Serbi, u arrestu...
-
AUV refuzon importin e mbi 25 tonëve misër dhe ndalon shitjen e ushqimit për viça për shkak të aflatoksinave
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), gjatë kontrolleve kufitare dhe in...
-
Albulena Haxhiu kujton heroin Zahir Pajaziti në ditëlindjen e tij: Pushka e parë e lirisë
Në ditëlindjen e heroit Zahir Pajaziti, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu...
-
U gjetën pa shenja jete 27-vjeçari dhe foshnja në Demiraj të Gjilanit, i dyshuari babai 65-vjeçar
Detaje të reja janë bërë të ditura nga ngjarja e rëndë në Demiraj të Gjilanit...
-
Letra e Arlindës drejtuar gjykatësit, Osmani: Deri tani, zero masa nga sistemi gjyqësor
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas publikimit të një let...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Pejë
Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete sot, rreth orës ...
-
Edi Rama emëron këshilltare për media ish-kandidaten për deputete të VV’së
Kryeministri Edi Rama ia ka besuar këshillimin për çështjet e media një zonjë...
-
Ky është 46-vjeçari nga Gjonaj i Hasit që humbi jetën në aksidentin tragjik në Shqipëri
Është identifikuar 46-vjeçari nga Kosova që humbi jetën në aksidentin e rëndë...


































