U gjetën pa shenja jete 27-vjeçari dhe foshnja në Demiraj të Gjilanit, i dyshuari babai 65-vjeçar
Autori: Gazeta inFokus
15:49 | 01 November 2026
Detaje të reja janë bërë të ditura nga ngjarja e rëndë në Demiraj të Gjilanit, ku gjatë ditës së sotme, një 27-vjeçar dhe një foshnjë janë gjetur pa shenja jete.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin, ku ka njoftuar se e ka arrestuar një person të dyshuar lidhur me rastin “Vrasje e Rëndë”.
Personi i arrestuar është 65-vjeçar, babai i 27-vjeçarit.
“Më 01.11.2026 rreth orës 08:47, Policia e Kosovës ka pranuar informacion se në një shtëpi në fshatin Demiraj të komunës së Gjilanit, dyshohet për dy trupa të pajetë, një person i gjinisë mashkullore i vitit të lindjes 1999 dhe një foshnjë. Me urgjencë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se të dy personat janë pa shenja jete. Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes, dyshohet se incidenti ka ndodhur brenda familjes, ku në cilësin e përsonit të dyshuar është arrestuar babai i viktimës (gjashtëdhjet e psesë vjeçarë), i cili me vendim të prokirorit është ndaluar për 48 orë.”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë, në bashkpunim me Prokurorin e Shtetit janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative dhe hetimore për ndriçimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, i cili është cilësuar si “Vrasje e Rëndë”.
“Me vendim të Prokurorit të Shtetit trupat e pajetë dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë, mbesin të përkushtuar në hetimin dhe trajtimin profesional të rastit.”, thuhet tutje.

T� tjera
-
Përparim Rama kujton Zahir Pajazitin: Heronjtë kanë vetëm ditëlindje!
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot në Orllan ka marrë pjesë në nderimi...
-
Osmani: Letra e Arlindës drejtuar gjykatësit, aktakuzë për sistemin, s’u mor asnjë masë ndaj gjyqtarëve
Ish-presidentja Vjosa Osmani ka shkruar për një tjetër letër të Arlinda Zekaj...
-
Zvicër: Nga sot hyjnë në fuqi rregulla të reja, ja çfarë ndryshon
Ndryshimet përfshijnë dokumentet e identitetit, të dhënat e udhëtarëve ajrorë...
-
Arrestohet një nga figurat më të fuqishme në policinë serbe
Marko Kriçak, kreu i Drejtorisë së Policisë kundër Krimit në Serbi, u arrestu...
-
AUV refuzon importin e mbi 25 tonëve misër dhe ndalon shitjen e ushqimit për viça për shkak të aflatoksinave
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), gjatë kontrolleve kufitare dhe in...
-
Albulena Haxhiu kujton heroin Zahir Pajaziti në ditëlindjen e tij: Pushka e parë e lirisë
Në ditëlindjen e heroit Zahir Pajaziti, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu...
-
Ky është babai i arrestuar që dyshohet për vrasjen e dyfishtë në Gjilan
Gazeta Sinjali ka raportuar më herët për arrestimin e një 65-vjeçari, i cili ...
-
Letra e Arlindës drejtuar gjykatësit, Osmani: Deri tani, zero masa nga sistemi gjyqësor
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas publikimit të një let...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Pejë
Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete sot, rreth orës ...
-
Edi Rama emëron këshilltare për media ish-kandidaten për deputete të VV’së
Kryeministri Edi Rama ia ka besuar këshillimin për çështjet e media një zonjë...
-
Ky është 46-vjeçari nga Gjonaj i Hasit që humbi jetën në aksidentin tragjik në Shqipëri
Është identifikuar 46-vjeçari nga Kosova që humbi jetën në aksidentin e rëndë...
-
“Keni dështu”, mesazhe të ndryshme vendosen para Qeverisë, në protestën kundër Kurtit
Një grup qytetarësh janë mbledhur sot në sheshin “Skënderbeu” para Qeverisë s...


































