Dita e pestë e protestës sot për Arlinda Zekajn, tubimi nis në orën 17:00
Autori: Gazeta inFokus
09:47 | 01 November 2026
Për të pestën ditë radhazi, sot do të mbahet protestë në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj në Vitomiricë të Pejës.
Protesta është paralajmëruar të nisë në orën 17:00, nga sheshi “Zahir Pajaziti”, ndërsa organizatorët janë nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.
Përmes një njoftimi, Kolektivi ka bërë të ditur se kërkesat e tyre vazhdojnë të mbeten të njëjta: drejtësi për Arlindën, përgjegjësi institucionale dhe siguri për të gjitha gratë në Kosovë.
“Të dielën bëhen shtatë ditë nga dita kur Arlinda Zekaj u vra e pesë ditë që ne jemi në rrugë duke kërkuar drejtësi për të e për çdo grua të vrarë. Pesë ditë që me ngulm kërkojmë siguri dhe liri për çdo grua të gjallë. Kërkesat tona janë të qarta, por shteti vazhdon të refuzojë të na dëgjojë”, thuhet në njoftim.
Organizatorët kanë paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë derisa institucionet përgjegjëse të japin llogari për dështimet që, sipas tyre, çuan në rastin e Arlindës.
“Ne nuk zmbrapsemi dhe çdo ditë që çel do të na gjejë në sheshe e përballë institucioneve që e dështuan Arlindën e po vazhdojnë ta dështojnë çdo çikë e gru në Kosovë”, thuhet ndër të tjera në thirrjen e tyre.
Në fund, Kolektivi u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së sotme dhe të kërkojnë drejtësi për Arlinda Zekajn dhe për çdo grua të vrarë.

T� tjera
-
Hoti: Qeveria shkel ligjin, nuk e miraton brenda afatit buxhetin për vitin e ardhshëm
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë Kurti se ka ...
-
“Për ju është rutinë, për mua është jetë” -Natyra Kuçi publikon letrën prekëse të Arlinda Zekajt drejtuar Migjen Kastratit
Natyra Kuçi ka publikuar një letër të Arlinda Sylaj Zekajt, gruas që u vra më...
-
Protestat për Arlinda Zekajn, RrGGK dënon fushatën denigruese ndaj aktivistes Molliqaj
Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës ka reaguar duke e dënuar ashpër, siç ka th...
-
Protestat në Tiranë: Prangosen gjashtë persona, dy të tjerë në kërkim
Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka arrestuar gjashtë persona, nën dyshime...
-
Protestat në Tiranë, Rama përsërit ftesën për dialog
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka rikthyer ftesën e tij për dialog me st...
-
Parashikimi i motit për sot
Të dielën parashikohet mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje lok...
-
Pesë vëllëzërve në Suharekë u hyjnë hajnat nëpër shtëpitë e tyre, vodhën stoli ari dhe gjëra të tjera
Një rast i rëndë i vjedhjes është raportuar në fshatin Budakovë të Suharekës,...
-
Kurti njofton se të hënën miratohet buxheti 2027, thotë se do të jetë i ‘‘projekteve kapitale’’
Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, ka mbajtur një mbledhje sot....
-
7 raste të reja të dhunës në familje raportohen në polici: Gra të sulmuara e të kanosura nga bashkëshortët dhe familjarët
Rastet e dhunës në familje vazhdojnë të jenë shqetësuese në Kosovë. Sipas rap...
-
Sërish sot protestë në Prishtinë, vazhdojnë kërkesat për drejtësi për Arlinda Zekajn
Për të pestën ditë më radhë, sërish sot do të protestohet në Prishtinë, në kë...
-
‘Vonesa’ në procedimin e buxhetit, Kurti njofton se të hënën miratohet në Qeveri, thotë se do të jetë i ‘‘projekteve kapitale’’
Ditën e sotme, Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, ka mbajtur nj...
-
Policia bastisje në Zubin Potok, zbulohet çka u sekuestrua
Policia e Kosovës nëpërmjet një postimi ka njoftuar se sot kanë kontrolluar n...
































