Lajme

Pas dorëheqjes së Gazmend Hoxhës, Fehmi Hoti caktohet u.d Drejtor i Përgjithshëm i Policisë

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 30 October 2026

Fehmi Hoti, është caktuar ushtruese detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

Kjo është bërë pasi Gazmend Hoxha ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Njoftimi i plotë:

-Advertisement-

Kryeministri Kurti pranoi nga z. Hoxha kërkesën për dorëheqje dhe e liroi nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës

Prishtinë, 30 tetor 2026

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot pranoi nga z. Gazmend Hoxha kërkesën për dorëheqje dhe e liroi atë nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Në përputhje me legjislacionin në fuqi, kryeministri Kurti, pas propozimit nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, caktoi ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, z. Fehmi Hoti.

Qeveria e Republikës së Kosovës e çmon kontributin dhe angazhimin e z. Hoxha përgjatë mandatit të tij.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy