Lajme

Rrezarta Krasniqi kërkon dorëheqjen e Kurtit dhe qeverisë pas vras*jes së Arlinda Zekajt: Koha për mobilizim kombëtar

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 30 October 2026

Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ashpër pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti dhe të gjithë zinxhirit qeveritar, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një reagimi publik, Krasniqi ka kritikuar përgjegjësit institucionalë, duke thënë se pas një tragjedie dhe skandali të tillë, në një shtet normal do të duhej të binte e gjithë qeveria dhe jo vetëm të kishte dorëheqje të dy ministrave.

Ajo i ka cilësuar zyrtarët përgjegjës me tone të ashpra, duke shprehur pakënaqësinë për mënyrën se si institucionet e kanë trajtuar rastin.

-Advertisement-

“Prej këtyre njerëzve të vocërr, këtyre shiblave, as që kam pritë më shumë. Koha për mobilizim kombëtar e revoltë popullore. Dorëheqje prej Kurtit e teposhtë”, ka shkruar Krasniqi.

Në fund të reagimit të saj, deputetja ka kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn, duke e vënë në fokus përgjegjësinë politike dhe institucionale për këtë rast.

“Drejtësi për Arlinda Zekajn!”, ka përfunduar ajo reagimin.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy