Kundër aktgjykimit, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit brenda afatit ligjor. Reporteri.net
Nëntë vjet burgim për të miturin që vrau me thi*kë djalin e axhës në Kobaj të Prizrenit
Autori: Gazeta inFokus
11:26 | 29 October 2026
Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar me nëntë vjet burgim një të mitur, me inicialet A.O., për vrasjen e rëndë të Albian Osmanajt dhe mbajtjen e paautorizuar të armëve.
Ngjarja e rëndë kishte ndodhur më 14 qershor 2026, në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një konflikt mes familjarëve përfundoi me vrasjen e 27-vjeçarit Albian Osmanaj dhe plagosjen e babait të tij.
Sipas njoftimit të Gjykatës, i mituri, në bashkëkryerje me vëllain e tij, Sh.O., i kishte sulmuar me thikë dy persona. Gjatë përleshjes, i mituri e goditi viktimën në gjoks, ndërsa kjo plagë rezultoi fatale.
Albian Osmanaj ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital, ndërsa personi tjetër, I.O., pësoi lëndime të lehta trupore.
Gjykata e shpalli të miturin fajtor për veprën penale të vrasjes së rëndë, të kryer në bashkëkryerje, si dhe për mbajtjen në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Për këto vepra, atij iu shqiptua dënimi me burgim në kohëzgjatje prej nëntë vjetësh, ku do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Gjithashtu, gjykata ia vazhdoi masën e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.
Gjatë shqyrtimit gjyqësor të mbajtur më 18 shtator 2026, i mituri kishte pranuar përgjegjësinë për veprat penale që i viheshin në barrë. Sipas Gjykatës, pranimi ishte bërë pas konsultimeve të mjaftueshme me mbrojtësin e tij, ndërsa trupi gjykues kishte vlerësuar se ai e kuptonte natyrën dhe pasojat e pranimit të fajësisë.
Ndërkohë, procedura ndaj dy të dyshuarve të tjerë, Sh.O. dhe A.O., vazhdon në fazën paraprake, përkatësisht hetimore, në Departamentin e Krimeve të Rënda.

T� tjera
-
Vra*sja e Arlinda Zekajt, prot*estë në Ferizaj
Në qendër të Ferizajt ka nisur protesta e dytë duke kërkuar llogari nga insti...
-
Prattipati në Presidencë për ta uruar Shiroka-Pulën, Presidentja i flet për “forcim bashkëpunimi”
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të ngarkuarën...
-
Rroga e 13-të, Bajrami i kërkon Muratit përgjigje, ministri: Do të jepet në fillim të vitit të ardhshëm
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka kërkuar min...
-
Hoti-Muratit: Po gënjen, ti veç financat e tua i din – je abuzuesi më i madh
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka akuzuar ministri...
-
Avokati i Popullit për rastin e Alrindës: Shteti dështoi
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka deklaruar se në rastin e vrasjes së Arlind...
-
Krasniqi kërkon dorëheqjen e Kurtit, Sveçlës dhe Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt: Drejtësi për Arlinda Zekajn!
Rrezarta Krasniqi, ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Albi...
-
“Jeni tu m’pengu, jam i nxanë me punë”, Togeri Faruk Muqolli nuk pranon të prononcohet për audioincizimet me Arlinda Zekajn
Togeri i Policisë në rajonin e Pejës, Faruk Muqolli, nuk ka pranuar të pronon...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon suspendimin e kryeprokurores Vuçetaj dhe prokurores Gacaferri
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka iniciuar procedurë disiplinore d...
-
FSK-së i mbërrijnë 12 kamionë ushtarakë nga Gjermania
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosov...
-
Paga e 13-të, Murati: Punëtorët e RTK-së nuk janë në listën e Thesarit
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se punëtorët e Radiotelevizion...
-
Bajrami i kërkon Qeverisë t’u tregojë qytetarëve sa para humbi Kosova nga Plani i Rritjes
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kërkuar nga Q...
-
Arrestohen dy të dyshuar për kri*me lu*fte në rastin e “Masa*krës së Padalishtës”
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ka arrestuar dy pe...

































