CMG konfirmon marrjen e letrës së faljes nga Real Madridi
Autori: Gazeta inFokus
17:28 | 28 October 2026
Pasditen e 28 tetorit, sipas kohës së Pekinit, klubi i Real Madrid nëpërmjet La Ligës, i dërgoi një letër Grupit Mediatik të Kinës (CMG) duke i kërkuar zyrtarisht falje popullit kinez për komentet negative të bëra nga lojtari i tyre Kylian Mbappé. Në letrën e faljes, Real Madridi deklaroi se klubi ka respekt të thellë për Kinën, historinë, kulturën dhe popullin e saj. Për më tepër, miliona tifozë kinezë e vlerësojnë dhe e admirojnë shumë Real Madridin.
Letra përfshinte një kopje të deklaratës së mëparshme publike të faljes së Mbappé-së, duke treguar se lojtari shprehu keqardhje për komentet e tij dhe përsëriti respektin për popullin kinez.
Real Madridi përsëriti angazhimin për të respektuar vlerat, bashkëjetesën dhe mirëkuptimin midis kulturave të ndryshme. Gjithashtu shpreson të vazhdojë forcimin e miqësinë dhe të lidhjeve emocionale që e lidhin ngushtë Real Madridin me Kinën dhe popullin kinez.
Më parë, në përgjigje të deklaratës së Real Madridit, mëngjesin e datës 28, një zëdhënës i Qendrës së Programeve Sportive dhe Rinore të Grupit Mediatik të Kinës deklaroi se: “Vërejtjet skandaloze të Mbappé shkelën limitet dhe tejkaluan lirinë e fjalës. Mbappé është lojtar i Real Madridit ndaj klubi mban përgjegjësi. Ne nuk e pranojmë shpjegimin e Real Madridit se Mbappé “nuk ka pasur kurrë për qëllim të ofendojë dhe pohon se lojtarët kanë të drejtë të shprehin mendimet e tyre personale”, ndaj s’e pranojmë qëndrimin e Real Madridit”.
Zëdhënësi përsëriti se fjalët dhe veprimet që lëndojnë ndjenjat e popullit kinez, natyrshëm do të përballen me rezistencë të përbashkët nga të gjithë sektorët e shoqërisë kineze. Derisa Real Madridi të kërkojë falje, nuk ka asgjë tjetër për të diskutuar.

T� tjera
-
Skenderaj: Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF, Policia nis hetimet
Një person është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Fami...
-
Dënohet me 30 vjet burg i akuzuari për vra*sjen e rëndë në Prizren
Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar me 30 vjet burgim A.G.-në, i cili u ...
-
Deklaratat për Haradinajt, Tahiri – Kelmendit e Fejzës të VV: Po bëni dëm- A e dini çka shoh në media për juve bre?
Besnik Tahiri, deputet i Aleancës, ka kritikuar deputetët e Vetëvendosjes, Ta...
-
Hoxha: Kosova ta mbrojë të vërtetën e luf*tës çlirimtare përmes diplomacisë kulturore dhe publike
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka kërkuar që Kosova të ndërtojë një strateg...
-
Tahiri mbron Haradinajt: Është e ulët të lidhësh emrat e tyre me tragjedinë e Arlindës
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka reaguar në Kuvend lidhur me vrasjen e ...
-
Abrashi i LVV-së thotë “e mbështesim prote*stën”, prote*stuesit kërkojnë dorëheqjen e Gërvallës e Sveçlës
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi kërkoi hetim penal për përgje...
-
KPK-ja mblidhet sot për vra*sjen e Arlinda Zekajt, diskutohet raporti për veprimet e Prokurorisë së Pejës
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) do të mblidhet sot në orën 13:00, ku do ...
-
Reshitaj: Çfarë sigurie e ndjen një grua që kërkon ndihmë nga shtetit kur merr përgjigje ‘‘s’jam i obliguar me u marrë me ty’’
Albena Reshitaj, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në seancën e sotme në Kuve...
-
U dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi, Jeton Vllasaliu kundërshton aktgjykimin në Supreme
Në Gjykatën Supreme të enjten po mbahet seanca gjyqësore ku shqyrtohet kërkes...
-
Musliu: Kërkuam që shefi i Policisë të raportojë para deputetëve për rastin e Arlinda Zekajt, LVV ishte kundër
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu tha se vrasja e A...
-
Musliu: Nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën e Arlindës, por mund ta ndryshojmë mënyrën se si shteti reagon kur një grua është në rrezik
Deputetja Ganimete Musliu ka kërkuar përgjegjësi të menjëhershme instituciona...
-
Në fund të muajit sensibilizues për kancerin e gjirit, secili deputet në Kuvend me nga një shallë rozë
Muaji tetor është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Në seancë...































