Krasniqi me thirrje pas vrasj*es së Arlinda Zekajt: Letra e saj të vendoset në çdo institucion, krahas fotografisë së Presidentes
Autori: Gazeta inFokus
21:33 | 27 October 2026
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ashpër pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke e cilësuar letrën e saj si dëshmi të dështimit të rëndë të institucioneve shtetërore për mbrojtjen e grave.
Përmes një reagimi publik, Krasniqi ka kërkuar që letra, përmes së cilës Arlinda kishte paralajmëruar rrezikun për jetën e saj, të vendoset në çdo institucion të Republikës së Kosovës, krahas fotografisë së Presidentes.
“Letra lapidare e Arlinda Zekajt, e cila e vizaton si kurrë më parë mjerimin institucional dhe dështimin monumental të shtetit, duhet të vendoset në çdo institucion të Republikës, krahas fotografisë së Presidentes”, ka shkruar Krasniqi.
Sipas saj, kjo letër duhet të shërbejë si kujtesë dhe thirrje për ndërgjegjësim për çdo zyrtar që merr vendime lidhur me sigurinë dhe jetën e grave.
“Ky akt do duhej ta prekte ndërgjegjen e çdo zyrtari në institucionet e sigurisë, para çdo veprimi apo vendimi, sidomos kur rrezikohet jeta e grave”, ka theksuar ajo.
Krasniqi ka drejtuar kritika të ashpra ndaj udhëheqësve institucionalë, duke deklaruar se ata do të duhej të jepnin dorëheqje, ndërsa ka kërkuar përgjegjësi edhe nga zyrtarët e sistemit të drejtësisë në Pejë.
“Por, në asnjë mënyrë nuk pres që kjo të bëhet nga udhëheqësit e sotëm institucionalë, të cilët, në kushte normale, do të duhej të dorëhiqeshin para asaj hallkës përgjegjëse të (pa)drejtësisë në Pejë, ku përgjegjësit tashmë do të duhej të ishin në burg”, ka shkruar ish-deputetja.
Ajo ka bërë thirrje për protesta të vazhdueshme para Qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë, duke kërkuar një mobilizim të gjerë qytetar për mbrojtjen e grave.
“Prandaj, ju ftoj të gjithëve, jo veç nesër, por të protestojmë çdo ditë para qeverisë e institucioneve të tjera të drejtësisë, për revoltë kombëtare për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së grave në Kosovë. Për siguri e liri për gratë e gjalla e drejtësi për gratë e vrara!”, ka përfunduar Krasniqi.
Reagimi i saj vjen pas vrasjes së 49-vjeçares Arlinda Zekaj, e cila, tri ditë para se të vritej më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, kishte kërkuar mbrojtje urgjente nga institucionet, duke paralajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik.
Në letrën e saj, Arlinda kishte shkruar: “Uroj të mos jepni llogari pasi të jetë marrë jeta ime.”
Vrasja e saj ka nxitur reagime të shumta dhe kërkesa për hetimin e veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje.

T� tjera
-
EKSKLUZIVE | Nëna, vëllai dhe fëmijët e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt nisen për ta takuar, të shoqëruar nga njësia FIT – pritet arrestimi
Zhvillime të reja janë raportuar sonte lidhur me Albert Sylajn, të dyshuarin ...
-
Raportohet se i dyshuari për vrasjen e Arlindës është lokalizuar në zonën e Becit, mbrëmë është parë në Prishtinë
Informacione të reja kanë dalë në dritë lidhur me lëvizjet e mundshme të Albe...
-
Raportohet të jetë lokalizuar i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt, kushti i tij i vetëdorëzimit: Vetëm 10 minuta të flas me familjen
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës,...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet mot kryesisht i vranët në pjesën më të madhe të vend...
-
Exit poll-et në Izrael: As Netanyahu, as opozita nuk sigurojnë shumicën
EXit poll-et e publikuara pas mbylljes së vendvotimeve në Izrael tregojnë se ...
-
Aksidentet rrugore në Shqipëri: 1508 persona të lënduar gjatë nëntë muajve të vitit 2026
Statistikat zyrtare për periudhën janar-shtator të vitit 2026 tregojnë një rr...
-
Familja Qeriqi njofton për riatdhesimin e Rinesës, ende s’dihet data e kthimit në Kosovë
Familja Qeriqi ka bërë të ditur se procedurat për riatdhesimin e Rinesës janë...
-
Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë personi i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Një shtetas i Kosovës, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën pena...
-
Aksident në Gjakovë, pesë të lënduar – një grua dhe një fëmijë në gjendje të rëndë
Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në ...
-
Dy ditë nga vra*sja e Arlinda Zekajt, Albert Sylaj ende në arrati
Kanë kaluar 48 orë nga vrasja e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, por Al...
-
Qeveria nesër mban mbledhje, nuk dihet rendi i ditës
Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhje të mërkurën. Sipas njof...
-
Zemaj i thotë Qeverisë: Protestat do t’ju detyrojnë të jepni dorëheqje
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, i është drejtuar kryeministrit në detyrë, Al...

































