Bajrami: Mbi 60% e projekteve kapitale kanë pasur 0% realizim deri në qershor
Autori: Gazeta inFokus
19:18 | 13 October 2026
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë për mënyrën e rishikimit të buxhetit për vitin 2026.
Ajo ka thënë se, ndonëse Qeveria e quan këtë proces rishikim të buxhetit, asnjë organizatë tjetër buxhetore, përveç Ministrisë së Financave, nuk ka pasur mundësi ta rishikojë buxhetin e saj.
Sipas Bajramit, gjatë gjashtë vjetëve në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka bërë asnjëherë rishikim të mirëfilltë të buxhetit.
Bajrami ka thënë se nevoja për një rishikim të mirëfilltë të buxhetit dëshmohet nga raportet e vetë Ministrisë së Financave. Sipas saj, raporti gjashtëmujor i shpenzimit të buxhetit tregon se mbi 60 për qind e projekteve kapitale kishin normë të realizimit prej 0 për qind deri më 30 qershor.
“Sot, në shumicën e komisioneve parlamentare, në rend dite ishte shqyrtimi i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Ndarjet Buxhetore për vitin 2026. Qeveria po e quan këtë rishikim të buxhetit, por në fakt asnjë organizatë tjetër buxhetore përveç Ministrisë së Financave nuk ka pasur mundësi ta rishikojë buxhetin e saj. Për gjashtë vite në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka bërë asnjëherë rishikim të mirëfilltë të buxhetit. A ka pasur nevojë për një rishikim të mirëfilltë të buxhetit këtë më se miri e thotë vetë Ministria e Finacave përmes raporteve të saj. Sipas raportit gjashtëmujor të shpenzimit të buxhetit mbi 60% e projekteve kapitale normën e realizimit deri me 30 qershor e kanë 0%”, ka thënë Bajrami.

T� tjera
-
Kurti pranoi paportin vjetor të punës së Institutit të Krim*eve të Kryera gjatë Luf*tës në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot Institutin e K...
-
Presidentja Shiroka Pula takon kryetarët e komunave, iu premton përkrahje
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar sot m...
-
Ndryshimet në pozitat udhëheqëse të Policisë, Musliu kërkon dokumentacion zyrtar: Ende nuk kam marrë përgjigje
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar...
-
Kurti: Policia është pajisur me armë të gjata, automjete e autoblinda të reja
Kryeministri, Albin Kurti, ka vlerësuar rëndësinë e Policisë së Kosovës dhe p...
-
Klinika e Radiologjisë ende vazhdon të ballafaqohet me mungesë të stafit “Besoni janë rritur shumë shërbimet”
Zgjerimi i shërbimeve diagnostikuese në Klinikën e Radiologjisë në Qendrën Kl...
-
BQK njofton se ka aplikuar zyrtarisht për përfshirje të Kosovës në SEPA
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar sot se ka dorëzuar zyrtarisht apli...
-
Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merren tri vendime
Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratua...
-
Fundjava me mot të qëndrueshëm, temperaturat zbresin deri në -4 gradë Celsius
Gjatë fundjavës në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm, me vra...
-
Gjilan: Katër persona dërgohen në paraburgim për armëmbajtje pa leje
Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Viti, ua ka caktuar masën e paraburgimit...
-
Prattipati pret në takim gjeneralin amerikan Osborn në vizitën e tij të fundit zyrtare në Kosovë
E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosov...
-
Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar ...
-
Qytetari nga Ferizaj gjen rreth 270 euro, i dorëzon në polici
Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, sot, rreth orës 14:00, në r...




































