Lajme

Haxhiu, Shiroka-Pulës: Bashkëpunimin tim të plotë do ta keni gjithmonë

Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 07 October 2026

Ushtruesja e deritashme e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ia ka dorëzuar detyrën Presidentes së re të vendit, Justina Shiroka-Pulës.

Në takimin e tyre në Zyrën e Presidencës, Haxhiu tha se Shiroka-Pula do ta ketë bashkëpunimin e saj gjithmonë.

“Urime edhe një herë për zgjedhjen tuaj dje në Kuvendin e Republikës. Konsideroj që është nder i madh për Republikën, por edhe për të gjithë qytetarët që në krye të këtij institucioni shumë të rëndësishëm është një grua për të cilën unë kam shumë respekt. Kryetare e Akademisë së Shkencave, një profesoreshë shumë e nderuar dhe një persona që ka dhënë kontribut shumë të madh kudo që ka vepruar”.

-Advertisement-

“Më lejoni që të ju uroj edhe një herë përzemërsisht dhe të ju siguroj që bashkëpunimin tim të plotë do ta keni gjithmonë”.

“E paq shëndetin, jetën e gjatë dhe ju priftë e mbara”, përfundoi Haxhiu.

Ajo përshëndeti edhe konsensusin e arritur dje në Kuvend për Ligjin për Gjykatën Speciale dhe për zgjedhjen e Presidentes.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy