Lajme

“Nuk toleroj huliganë në uniformë”, u rr*ah nga disa policë në protestë, veterani e paraqet rastin në IPK

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 07 October 2026

Veterani Gazmend Bytyçi, ka paraqitur në Inspektoratin Policor, rastin ku gjatë protestës në Prishtinë, disa policë u panë teksa ushtronin dhunë ndaj tij.

Bytyqi, ka thënë se ai beson në Policinë e Kosovës.

“Askush mbi shtetin! Sapo paraqita rastin në Inspektoratin Policor për ata policë që ushtruan dhunë mbi mua dhe mbi protestuesit e tjerë. Unë besoj në shtetin tim! Unë besoj në policinë time! Unë nuk toleroj huliganë në uniformën e Policisë. Këtë shtet e kemi krijuar me gjak, nëse është e nevojshme, do ta mbrojmë me gjak. Rroftë Republika e Kosovës!”, tha ai.

-Advertisement-

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy