Lajme

Presidentja e re mbërrin në Kuvend, pritet me lule

Autori: Gazeta inFokus 00:24 | 07 October 2026

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës, pasi ka marrë 81 vota të deputetëve të Kuvendit.

Pas zgjedhjes, Shiroka-Pula ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës, ku është pritur me lule.

Emri i saj u propozua në orët e fundit nga kryeministri Albin Kurti, ndërsa më pas kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi se Shiroka-Pula ishte një emër i pranueshëm për partinë e tij.

-Advertisement-

Shiroka-Pula e pranoi kandidaturën pas konsultimeve, ndërsa në seancën e jashtëzakonshme siguroi 81 votat e nevojshme, duke u zgjedhur në krye të shtetit.

Ajo vjen në postin e presidentes nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, të cilën e ka drejtuar si kryetare.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy