Lajme

Hamza-Kurtit për presidentin: Nëse s’po i pëlqen PDK-ja, le të bisedojë me LDK-në e AAK-në

Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 06 October 2026

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit, pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së.

Hamza tha se fillimisht duhet të përfundojë procesi lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara, ndërsa më pas PDK-ja është e hapur për diskutime edhe për çështje të tjera politike.

“Le të votohet ligji, pastaj jemi të hapur me bisedu për tema të tjera. Unë besoj dhe punoj që vendi të ketë president. Vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional”, deklaroi Hamza.

-Advertisement-

Ai tha se, nëse nuk arrihet marrëveshje me PDK-në për presidentin, duhet të zhvillohen bisedime me partitë e tjera parlamentare.

“Nëse s’i pëlqen me PDK-në, le ta bëjë me LDK-në. Le të bisedojë me AAK-në, le të bisedojë edhe me partitë tjera politike dhe vendi mund të ketë president”, tha Hamza.

Kreu i PDK-së theksoi se zgjedhja e presidentit kërkon marrëveshje politike nëse nuk sigurohen votat e nevojshme.

“Për me pas president, nëse s’i ke 80 vota, ti duhesh me pas një marrëveshje politike. Po flasim për një president konsensual. E kisha thjeshtësu: president i cili i ka atributet dhe karakteristikat dhe që e reprezenton vendin në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi Hamza./Gazeta Infokus

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy