Lajme

Haziri: Me urdhrin e Kurtit e Sveçlës mbrëmë u gjakosën sheshet e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 12:27 | 06 October 2026

Çlirim Haziri, djali i dëshmorit, ka mbajtur një fjalim në nisje të protestës së sotme, duke kritikuar ashpër pushtetin për zhvillimet e një dite më parë në Prishtinë.

Haziri tha se ngjarjet e djeshme, sipas tij, treguan “fytyrën e vërtetë” të pushtetit, ndërsa akuzoi Qeverinë për mënyrën se si u trajtuan protestuesit.

“Dita e djeshme zbuloi fytyrën e vërtetë të këtij pushteti. Dje ra edhe perdja e fundit. Rinia e këtij vendi hodhi fishekzjarre në shenjë proteste, por përgjigjja që e mori nga shteti ynë ishte shkopi i hekurt i pushtetit”, deklaroi Haziri.

-Advertisement-

Ai tha se gjatë përplasjeve janë goditur qytetarë, familjarë të dëshmorëve dhe veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Me urdhër të Albin Kurtit e Xhelal Sveçlës dje u gjakosën sheshet e Prishtinës. U rrahën qytetarët, u goditën familjarët e dëshmorëve, por më e dhimbshmja dhe më e turpshmja që ka parë ndonjëherë faqja e dheut, u rrahën pamëshirshëm veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Haziri.

Deklaratat e Hazirit u bënë në nisje të protestës së sotme, pas tensioneve të një dite më parë në kryeqytet./Gazeta Infokus

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy