Lajme

Tahiri i Aleancës: Ende s’kemi informacione për seancë, të mblidhet Kuvendi

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 06 October 2026

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri ka thënë që aktualisht nuk kanë informacione për seancë të planifikuar as për takime.

Tahiri, ka bërë thirrje që deputetët të mblidhen sa më parë për të votuar në lexim të dytë Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Në ditën vendimtare për zgjedhjen e presidentit, Tahiri ka thënë që të hënën kanë qëndruar në seancë me binde që ligji do të kalojë.

-Advertisement-

“Ne kemi ndejtur në seancë duke qenë të bindur, duke pasur njëfarë mirëbesimi se ne kemi shkuar aty në mirëbesim, në diskutim edhe me të trembesë. Domethënë me ndejtur me i kaluar 22 pika edhe në fund me thënë s’ka më seancë. Jemi këtu me pa mënyrën qysh, cila është mënyra. Me pa a ka kush brenda. Edhe dita e fundit me ardhur deri te votimi. Arsyeja pse duhet me ndodhë votimi, kushdo që ka një trohë logjikë, së pari normale, e dytë që frymon edhe mendon shqip. Aty kemi katër burra të cilët presin kurrgjë mos me mujtë me bërë, një ligj me e kaluar, një dorë me e çuar. Edhe prej atyre me ia dhënë një shpresë që ky vend, që ky shtet ju rri mbrapa në një rrethanë shumë të vështirë, për ta edhe për neve. Edhe në anën tjetër, do të thotë me kaluar. Se çka do të ndodhë do të shohim. Seancë nuk është thirrur, informacion për një seancë të planifikuar nuk kemi, as për takime. Ne si Aleancë nuk shkojmë në takime për shkak se ne kemi vendosur jashtë pikave edhe nuk duam me u kyçur në atë pjesë. Mirëpo nuk ka asnjë tendencë me arritur deri te një marrëveshje. Nuk shohim diçka tjetër”, ka thënë ndër të tjera Tahiri.

Ndërkohë, deputeti i AAK-së ka cekur që partia e tij bashkë me PDK-në nuk arrijnë të sigurojnë dot nënshkrimet për thirrje të seancës.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy