Policia: 20 zyrtarë të lënduar, 12 protestues dhe një gazetar kërkuan ndihmë mjekësore
Autori: Gazeta inFokus
11:04 | 06 October 2026
Policia e Kosovës ka njoftuar për masat e ndërmarra për protestën e paralajmëruar sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ndërsa ka bërë të ditur edhe bilancin e protestës së mbrëmshme.
Sipas Policisë, gjatë protestës së mbrëmshme disa protestues kanë hedhur mjete piroteknike, fishekzjarrë dhe mjete të forta ndaj objekteve shtetërore dhe zyrtarëve policorë.
Për të vënë situatën nën kontroll, Policia thotë se është detyruar të përdorë mjete të ligjshme policore, përfshirë sprejin, gazin lotsjellës dhe topin e ujit për shpërndarjen e turmës.
Si pasojë e zhvillimeve, tre persona janë arrestuar. Dy prej tyre, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje, ndërsa një tjetër është liruar në procedurë të rregullt.
“Njëzet zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të natyrave të ndryshme, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndihmë mjekësore kanë kërkuar edhe 12 qytetarë/protestues dhe një gazetar.
Policia ka bërë të ditur se pas vlerësimit pasoperacional të veprimeve të saj në terren, për dyshimet e mundshme për tejkalim të autorizimeve policore është njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).
Për protestën e sotme, Policia ka paralajmëruar prani të shtuar të njësive policore dhe mundësi për kufizime të përkohshme të qarkullimit në rrugët përreth sheshit “Skënderbeu”.
Poashtu, policia iu ka bërë thirrje protestuesve që të protestojnë në mënyrë të qetë dhe demokratike, si dhe të respektojnë ligjet dhe udhëzimet e zyrtarëve policorë.
Protesta e sotme zhvillohet lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe kërkesat për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

T� tjera
-
Trump konfirmon se SHBA-ja ka kryer sul*me të reja ndaj Iranit
Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se forcat amerikane kanë kryer s...
-
Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar
Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i ...
-
Zv.ministri i jashtëm turk viziton vendin ku po ndërtohet Xhamia e Prishtinës, ja sa do të ketë kapacitet
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ali Özel, gjatë qëndrimit në...
-
“Shumë gra qëndrojnë në martesë toksike, për hatër të fëmijëve” – Gjendja e grave në Kosovë vazhdon të jetë shumë shqetësuese
Gjendja e grave në Kosovë vazhdon të jetë shqetësuese, veçanërisht për ato që...
-
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
Nëse po planifikoni të udhëtoni mes Norvegjisë dhe Kosovës, PrishtinaTickets ...
-
Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale
Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e...
-
Rinisin tensionet te Ministria e Arsimit, policia përdor spraj dhe autobotët me ujë ndaj protestuesve
Kanë rinisur tensionet mes protestuesve dhe forcave të policisë pranë Ministr...
-
371 kandidatë hyjnë në test për 34 pozita të prokurorëve të rinj, 10 vende të rezervuara për komunitetin serb
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur testin kualifikues për 371 ka...
-
Kurti: Gjatë vitit 2025, në Kosovë u kthyen 171 mjekë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të k...
-
Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfitojnë kosovarët?
Lajme Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfit...
-
SHIFRA ALARMANTE të dhu*nës dhe vra*sjeve: Psikologia tregon pse përfundojnë në raste tragjike sikurse e ndjera Arlinda Zekaj
Rastet e dhunës në familje dhe vrasjet e fundit të grave në Kosovë kanë ngrit...
-
Patenta kthehet pas 8 ditësh, por ndalimi i vozitjes mbetet – ekspertët paralajmërojnë konfuzion te shoferët
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ...































