Lajme

Studentët mbështesin protestën para Kuvendit thirrje për mobilizim nesër në orën 08:00

Autori: Gazeta inFokus 23:17 | 04 October 2026

Parlamentet studentore, organizata dhe këshilla studentësh nga universitetet e Prishtinës dhe Prizrenit i janë bashkuar thirrjes për protestën “Jo në emrin tim”.

Tubimi është paralajmëruar për nesër, më 5 tetor, në orën 08:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Përfaqësuesit studentorë kanë shpërndarë thirrjen për pjesëmarrje dhe kanë mbështetur kërkesën drejtuar deputetëve për miratimin e ligjit që, sipas protestuesve, mbron UÇK-në dhe çlirimtarët.

-Advertisement-

Mbështetjen e kanë shprehur:

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”;

Parlamenti Studentor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren;

Organizata studentore “Unioni Demokratik Studentor”;

Organizata studentore “Reforma”;

Këshilli Studentor i Fakultetit Juridik të UP-së;

Këshilli Studentor i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit;

Këshilli i Studentëve i Fakultetit Filozofik.

“Ligji për UÇK-në duhet të kalojë nesër!”, thuhet në afishen e protestës, të shpërndarë edhe nga përfaqësuesit studentorë.

Thirrja për mobilizim vjen pas 19 ditësh protestash, gjatë të cilave është kërkuar miratimi pa vonesë i ligjit.

Tubimi mbahet mëngjesin kur Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet për shqyrtimin e tij.

Organizatori Çlirim Haziri ka njoftuar se protestuesit do të qëndrojnë gjatë gjithë natës në shesh, për t’i pritur deputetët para nisjes së seancës.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy