Lajme

Burri i Haxhiut i reagon djalit të Thaçit: A po i kallëzoni që PDK-ja e ka çu përpara themelimin e Speciales, jo Albini

Autori: Gazeta inFokus 22:32 | 04 October 2026

Alban Krasniqi, bashkëshorti i ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, i është drejtuar me një reagim publik Endrit Thaçit, djalit të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Reagimi vjen një ditë para seancës së Kuvendit, ku pritet të shqyrtohen ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale, si dhe dy ditë para përfundimit të mandatit të Haxhiut si ushtruese e detyrës së presidentes, shkruan Insajderi.

Në reagimin e tij, Krasniqi ka përdorur shkronja të mëdha për të theksuar pretendimin se ishte PDK-ja ajo që e çoi përpara themelimin e Gjykatës Speciale, e jo Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje

-Advertisement-

“A po i kallxoni djalit të Hashimit që baba i tij me PDK-në e ka çu para themelimin e gjykatës, e JO Albini dhe Vetëvendosja”, ka shkruar Krasniqi.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy