Lajme

Përshpejton Brukseli për zgjerim, 4 shtete përfitojnë

Autori: Gazeta inFokus 21:33 | 04 October 2026

Fillimi i javës që vjen sjell lajme të mira për vendet që aspirojnë Bashkimin Evropian.

Më 6 tetor, Brukseli pritet të prezantojë strategjinë e re të unionit për përshpejtimin e zgjerimit, me Shqipërinë në mesin e katër vendeve për të cilat po përgatitet një udhërrëfyes i posaçëm drejt anëtarësimit.

Në këtë grup janë Mali i Zi, Ukraina dhe Moldavia e hartimi i këtyre planeve konsiderohet “domosdoshmëri gjeopolitike”, nga unioni.

-Advertisement-

Në anën tjetër, komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, për Politiko thotë së shpreson që ndryshimet e propozuara dhe bisedimet me liderët evropianë të sjellin një “vjeshtë të zgjerimit”.

Ajo shton se shpreson që ndryshimet e propozuara dhe bisedimet me liderët të sjellin përparim pas vitesh ngadalësimi në këtë drejtim.

Më 15 tetor, liderët e BE-së do të mblidhen në Bruksel për të diskutuar zgjerimin dhe reformat e brendshme të Unionit.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy