Lajme

Endrit Thaçi u bën thirrje partive: Të bëhen bashkë dhe ta kalojnë ligjin për Specialen

Autori: Gazeta inFokus 21:02 | 04 October 2026

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka bërë thirrje që të gjitha partitë politike të bëhen bashkë dhe ta miratojnë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Duke folur për TV Dukagjinin gjatë protestës “Jo në emrin tim”, Endrit Thaçi i ka falënderuar qytetarët për mbështetjen.

“Ju ftoj të gjitha partitë që të bëhen bashkë edhe ta kalojnë ligjin për Gjykatën Speciale. I falënderoj të gjithë popullin për mbështetje”, ka deklaruar ai.

-Advertisement-

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy