Lajme

Vëllezërit e Hashim Thaçit dhe Shukri Buja në mesin e protestuesve që do të qëndrojnë afër Kuvendit deri nesër

Autori: Gazeta inFokus 20:53 | 04 October 2026

Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë për të 19-tën natë me radhë protestat në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në kundërshtim me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Protestat janë zhvilluar çdo natë që nga shpallja e vendimit më 16 shtator.

Para seancës së nesërme të Kuvendit, ku pritet të shqyrtohet plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara, protestuesit kanë vendosur që ta kalojnë natën në shesh, pranë objektit të Kuvendit.

Në mesin e qytetarëve që do të qëndrojnë gjatë natës janë parë edhe vëllezërit e ish-presidentit Hashim Thaçi, si dhe ish-deputeti dhe ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja.

-Advertisement-

Protestuesit kërkojnë që institucionet e Kosovës të ndërmarrin hapa lidhur me procesin në Hagë dhe të mbështesin ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Tubimet deri më tani janë zhvilluar kryesisht në mënyrë paqësore.

Qëndrimi i tyre në shesh do të vazhdojë deri nesër, kur Kuvendi pritet të mbajë seancën dhe të votojë për ndryshimet në ligj.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy