Lajme

Shefi i Zyrës së BE-së takohet me Gërvallen, i ofron mbështetje për reformat e Planit të Rritjes, përfshirë Kodin Civil

Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 29 September 2026

Shefi i Zyrës së BE’së, Dirk Schuebel, është takuar me ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla.Sipas njoftimit të Zyrës së BE’së, në takimin me Gërvallën, Ambasadori i BE-së ofroi mbështetjen e Unionit për forcimin e sundimit të ligjit, sigurimin e qasjes së barabartë në drejtësi për të gjitha komunitetet, avancimin e reformave që lidhen me Planin e Rritjes, përfshirë Kodin Civil, si dhe adresimin e dhunës me bazë gjinore.

Zyra e BE’së tha se Schuebel ka inkurajuar për vazhdimin e bashkëpunimit të Kosovës me Komisionin e Venecias.

-Advertisement-

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy