Lajme

Një 14-vjeçar përplaset nga një motoçikletë në Cërrik, transportohet me urgjencë në spital

Autori: Gazeta inFokus 16:16 | 29 September 2026

Një 14-vjeçar raportohet se është përplasur nga një motoçikletë në fshatin Shalës, në Bashkinë Cërrik. Sipas informacioneve paraprake, i mituri, nxënës i shkollës 9-vjeçare të zonës, ka marrë dëmtime në trup dhe është transportuar për ndihmë mjekësore.

Deri më tani dyshohet se drejtuesi i motoçikletës po qarkullonte me shpejtësi në momentin e përplasjes.

Policia ka nisur hetimet për të dokumentuar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësitë.

-Advertisement-

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy