Lajme

PDK e quan fyese dhe me prapavijë politike kronikën e RTK’së, kërkon korrigjim

Autori: Gazeta inFokus 22:51 | 27 September 2026

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj një kronike të transmetuar në edicionin qendror të lajmeve të RTK-së, në të cilën, sipas PDK-së, është raportuar se kjo parti kërkon “uljen e dënimeve për krerët e UÇK-së”.

PDK e ka cilësuar këtë formulim si të pavërtetë dhe fyes, duke pretenduar se qëndrimi i saj është shtrembëruar qëllimshëm.

“PDK e ka kundërshtuar aktgjykimin e shkallës së parë dhe kërkon lirimin e plotë të çlirimtarëve”, thuhet në reagimin e kësaj partie

-Advertisement-

Sipas PDK-së, ajo kërkon drejtësi dhe angazhim të plotë të shtetit për t’u siguruar ish-krerëve të UÇK-së mbrojtjen më të mirë të mundshme në procesin e apelit.

Në reagim, PDK-ja ka përmendur edhe nismën e saj ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke thënë se edhe kjo nismë synon këtë qëllim.

“Nuk pranojmë që kërkesa jonë për drejtësi dhe lirim të plotë të paraqitet para publikut si kërkesë për ulje dënimesh”, thuhet më tej

PDK ka shprehur shqetësim edhe për politikën redaksionale të transmetuesit publik, duke thënë se raportimi i RTK-së “krijon përshtypjen e një shtrembërimi me prapavijë politike”.

Në fund, partia ka kërkuar nga RTK-ja që ta korrigjojë kronikën, ta sqarojë qëndrimin e PDK-së dhe të kërkojë falje publike për raportimin.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy