Lajme

Pjesëtarët e FSK-së certifikohen pas trajnimit të avancuar për kërkim-shpëtim

Autori: Gazeta inFokus 19:47 | 27 September 2026

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se ka përfunduar me sukses trajnimi i avancuar për Kërkim-Shpëtim në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim-Shpëtim (QNTKSH).

Maqedonci ka njoftuar se trajnimi ka zgjatur dy javë, gjatë të cilave pjesëtarët kanë zhvilluar aftësi të specializuara për operim në terrene të vështira.

Njoftimi i plotë:

-Advertisement-

Në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim-Shpëtim (QNTKSH) ka përfunduar me sukses trajnimi i avancuar për Kërkim-Shpëtim.

Për dy javë, pjesëtarët tanë zhvilluan aftësi të specializuara për operim në terrene të vështira, të përmbyllura me një ushtrim 72-orësh në Rugovë, për përfundimin e suksesshëm të së cilit u certifikuan 16 pjesëtarë.

Zhvillimi i ushtrimeve të tilla është dëshmi e përkushtimit tonë për ndërtimin e një force profesionale, të përgatitur dhe të gatshme për t’iu përgjigjur situatave emergjente.

Do të vazhdojmë të investojmë në njerëzit tanë, në trajnime të avancuara dhe në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy