Lajme

Altin Krasniqi pas ftesës së Haxhiut: Dera e shtëpisë sonë ka qenë e hapur tash e gjashtë vjet

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 23 September 2026

Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, ka reaguar pas ftesës së ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, për takim me familjarët e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të dënuar nga Gjykata Speciale.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka bërë të ditur se dera e shtëpisë së tyre ka qenë e hapur gjatë gjithë këtyre viteve për familjarë, miq dhe për të gjithë ata që bashkëndjejnë me dhimbjen e familjes.

Ai ka lënë të kuptohet se e njëjta derë vazhdon të jetë e hapur edhe për përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës.

-Advertisement-

“Dera e shtëpisë sonë vazhdon të qëndrojë e hapur, tash e 6 vjet, për familjarë, miq dhe për të gjithë ata që bashkëndiejnë dhimbjen tonë. Përgjatë këtyre 6 viteve, kemi pritur që përfaqësues të institucioneve tona të vijnë në këtë shtëpi dhe ende vazhdojmë t’i presim”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka theksuar se në ndërtimin e institucioneve të Kosovës, sipas tij, janë edhe vepra dhe sakrifica e babait të tij.

“Kjo derë do të vazhdojë të jetë e hapur për të gjithë ata që e ndjejnë dhimbjen tonë dhe e çmojnë sakrificën për lirinë dhe shtetin tonë”, ka përfunduar Krasniqi.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy