Protesta “Jo në emrin tim”, Ramë Lahaj thërret për unitet dhe bën Betimin e Ushtarit të UÇK-së
Autori: Gazeta inFokus
22:03 | 22 September 2026
Tenori me famë botërore dhe veterani i luftës çlirimtare, Ramë Lahaj, iu drejtua sonte qytetarëve të mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në natën e shtatë të protestës “Jo në emrin tim”.
Protesta po mbahet në kundërshtim të vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Në fjalën e tij, Lahaj bëri thirrje për unitet dhe për ruajtjen e vlerave të lirisë dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke iu bashkuar mesazheve të protestuesve për drejtësi dhe për mbrojtjen e trashëgimisë së luftës çlirimtare.
Një nga momentet më emocionuese të mbrëmjes ishte interpretimi i këngës “Rrjedh në këngë e ligjërime”, të cilën Lahaj e këndoi së bashku me qytetarët e pranishëm.
Tenori, i cili është edhe ish-ushtar i UÇK-së, bëri po ashtu Betimin e Ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke sjellë një prej momenteve më simbolike të protestës së mbrëmjes.
Lahaj ishte paralajmëruar si një nga folësit kryesorë të natës së shtatë të protestës, së bashku me figura të tjera nga arti, media dhe rinia

T� tjera
-
Shiroka-Pula: Konsolidimi i demokracisë kërkon institucione funksionale
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim drejtorin e l...
-
“Çka flet ti e shtrembëron“, përplasje mes Hotit e Muratit për projektbuxhetin e vitit 2027
Gjatë shqyrtimit në parim të Projektligjit për ndarjet buxhetore të Buxhetit ...
-
Kurti takon deputetët francezë, diskuton për thellimin e marrëdhënieve Kosovë–Francë
Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në një takim në ...
-
“Nuk e kam obligim me ju dhënë përgjigje” – Deputeti i VV nuk tregon pse mungoi në mbledhjen e Komisionit për rastin e Arlinda Zekajt
Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet instit...
-
Nga 23 nëntori, transferet bankare në Kosovë do të kryhen brenda sekondash
Qytetarët dhe bizneset në Kosovë do të mund të realizojnë transfere bankare b...
-
Mbreti i Holandës uron Presidenten Shiroka Pula për marrjen e detyrës
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga M...
-
Kurti për fitoren e Listës Studentore në Serbi: Testi i parë është njohja e pavarësisë së Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret që qeveria e re në Serbi ta njohë p...
-
Hoti: Kurti mashtron veten dhe botën me deklaratat se e ka ulur pabarazinë në paga
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se deklarat...
-
Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi
Ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta, është arrestuar nën dyshimin p...
-
Vendimi | Gjyqi ndaj Jeton Sylajt i mbyllur, “me qëllim të mbrojtjes së jetës personale dhe familjare”
Gjykata Themelore në Pejë ka konfirmuar për Gazetën Infokus se seanca fillest...
-
Dhun*ohet e mitura në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore
Një e mitur është dhunuar nga një person në Fushë Kosovë. I dyshuari sipas...
-
171 ditë me ndotje mbi kufirin e lejuar: Ajri që thith Kosova
Gati gjysmën e vitit me ndotje mbi kufijtë e lejuar. Kjo është pamja që del n...































