Lajme

Çitaku i reagon Kurtit: Mos flisni për lartësinë e dënimit- S’kanë rëndësi vitet, por është kriminalizuar UÇK’ja

Autori: Gazeta inFokus 20:52 | 22 September 2026

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklarimeve të kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, lidhur me dënimet e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale.

Çitaku ka thënë se nuk duhet të flitet për “asimetri dënimesh”, duke argumentuar se thelbi i aktgjykimit nuk qëndron te numri i viteve të burgimit të shqiptuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

“Amani ju koftë, mos flisni për ‘asimetri dënimesh’, siç paska folur Kryetari i LVV-së”, ka shkruar Çitaku.

-Advertisement-

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy