Kurti në takim me kryeministrin kroat: Aktgjykimi i pasaktë e i rëndë, si dy vende që luftuan me regjimin e Millosheviqit dihet se kush ka kryer krime
Autori: Gazeta inFokus
20:32 | 22 September 2026
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njofton se ditën e ka nisur me takimin me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ku ka theksuar se “aktgjykimi i Dhomave të Specializuara, përveçse i pasaktë, është i padrejtë dhe i rëndë”.
Në një postim në profilin e tij në FB, Kurti tha se me Kroacinë, krahas sigurisë dhe mbrojtjes, fusha në të cilat veçse kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm, “synojmë thellimin e marrëdhënieve ekonomike e tregtare”.
“Si dy vende që kanë luftuar për çlirim e pavarësi nga i njëjti regjim, si ai i Millosheviqit, dihet mirëfilli se kush ka kryer krime në katër luftërat në ish-Jugosllavi. Lufta e drejtë e popullit të Kosovës ka qenë e pastër dhe çlirimtare karshi regjimit gjenocidal të Serbisë. Prandaj, theksova se aktgjykimi i Dhomave të Specializuara, përveçse i pasaktë, është i padrejtë dhe i rëndë”, vijon Kurti.
Kurti thekson se “krahas mohimit e fshehjes krimeve të kryera në Kosovë, Serbia vazhdon t’i mbajë të mbyllura dhe klasifikuara arkivat e saj, hapja e të cilave është thelbësore për zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës, për të vërtetën dhe për drejtësinë. Në anën tjetër, fqinji verior, në mënyrë sistematike, vazhdon spastrimin etnik administrativ ndaj komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës nëpërmjet pasivizimit të adresave dhe përjashtimit nga institucionet”, shprehet Kurti.
“Me Kroacinë kemi rritur bashkëpunimin ushtarak edhe në fushën e mbrojtjes, për çka shpreha vlerësimin tim në takim. Duke theksuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Kartën e Adriatikut, falënderova Kroacinë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur në procesin e integrimit evropian dhe euroatlantik, si dhe në përballjen me sfidat e përbashkëta të sigurisë në rajon”, ka përfunduar Kurti.
Video:

T� tjera
-
Shiroka-Pula: Konsolidimi i demokracisë kërkon institucione funksionale
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim drejtorin e l...
-
“Çka flet ti e shtrembëron“, përplasje mes Hotit e Muratit për projektbuxhetin e vitit 2027
Gjatë shqyrtimit në parim të Projektligjit për ndarjet buxhetore të Buxhetit ...
-
Kurti takon deputetët francezë, diskuton për thellimin e marrëdhënieve Kosovë–Francë
Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në një takim në ...
-
“Nuk e kam obligim me ju dhënë përgjigje” – Deputeti i VV nuk tregon pse mungoi në mbledhjen e Komisionit për rastin e Arlinda Zekajt
Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet instit...
-
Nga 23 nëntori, transferet bankare në Kosovë do të kryhen brenda sekondash
Qytetarët dhe bizneset në Kosovë do të mund të realizojnë transfere bankare b...
-
Mbreti i Holandës uron Presidenten Shiroka Pula për marrjen e detyrës
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga M...
-
Kurti për fitoren e Listës Studentore në Serbi: Testi i parë është njohja e pavarësisë së Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret që qeveria e re në Serbi ta njohë p...
-
Hoti: Kurti mashtron veten dhe botën me deklaratat se e ka ulur pabarazinë në paga
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se deklarat...
-
Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi
Ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta, është arrestuar nën dyshimin p...
-
Vendimi | Gjyqi ndaj Jeton Sylajt i mbyllur, “me qëllim të mbrojtjes së jetës personale dhe familjare”
Gjykata Themelore në Pejë ka konfirmuar për Gazetën Infokus se seanca fillest...
-
Dhun*ohet e mitura në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore
Një e mitur është dhunuar nga një person në Fushë Kosovë. I dyshuari sipas...
-
171 ditë me ndotje mbi kufirin e lejuar: Ajri që thith Kosova
Gati gjysmën e vitit me ndotje mbi kufijtë e lejuar. Kjo është pamja që del n...



































