Lajme

Trump e falendëron Kosovën në fjalimin e tij në OKB për kontributin me trupa ushtarake në kuadër të Bordit të Paqes

Autori: Gazeta inFokus 17:26 | 22 September 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump, sot në fjalimin e tij para Kombeve të Bashkuara ka falendëruar Kosovën, si një ndër vendet që ka vendosur të japë kontribut ushtarak në kuadër të Bordit të Paqes.

Trump në fjalën e tij ka folur për përpjekjet për paqe në Gaza, duke përmendur shtetet të cilat janë bërë pjesë e Bordit të Paqes dhe që tashmë janë pjesë e asaj që njihet si “Forca Ndërkombëtare Stabilizuese”.

“Dua të falendëroj ato që kanë vendosur të kontribuojnë me trupa, e trajnime për të stabilizuar Gazën, përfshirë Indonezinë, Marokun, Shqipërinë, Kosovën, Kazakistanin, Egjiptin, Jordanin dhe më shumë”, ka thënë Trump.

-Advertisement-

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy