Reagim i fortë i gazetarit gjerman para vendimit të Speciales: Ta barazosh Thaçin me Mlladiqin është gabim në shumë aspekte
Autori: Gazeta inFokus
16:09 | 13 September 2026
Gazetari i njohur gjerman i Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), Michael Martens, ka reaguar para shpalljes së aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke kundërshtuar krahasimet mes tij dhe ish-komandantit të forcave serbe në Bosnje, Ratko Mlladiq.
Në një reagim të publikuar në platformën “X”, Martens ka vlerësuar se një krahasim i tillë është i gabuar, duke theksuar dallimet mes luftës në Kosovë dhe asaj në Bosnje, si dhe përmasave të krimeve të kryera gjatë tyre.
“Ta barazosh Ratko Mlladiqin me Hashim Thaçin, siç duket se disa po përpiqen ta bëjnë tani, është gabim në shumë nivele”, ka shkruar Martens
Ai ka përmendur në veçanti masakrën e Srebrenicës, duke theksuar se krimet e kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk mund të krahasohen me atë ngjarje.
“Ende është e tmerrshme, por dallimet numerike kanë rëndësi”, ka shkruar gazetari gjerman.
Sipas Martensit, “UÇK-ja nuk ka kryer asgjë që mund të krahasohet në mënyrë të largët me Srebrenicën”. Në këtë kontekst, ai ka kujtuar edhe masakrat e kryera ndaj shqiptarëve në Kosovë, duke veçuar Mejën dhe Korenicën në rajonin e Gjakovës.
Martens ka vënë në dukje edhe dallimet në kronologjinë dhe rrethanat e luftërave. Sipas tij, krimet e Mlladiqit janë kryer në kuadër të një lufte të nisur nga pala serbe, ndërsa UÇK-ja ishte shfaqur si forcë kryengritëse në përgjigje të viteve të asaj që ai e përshkruan si “padrejtësi sistematike dhe të mbështetur nga shteti” ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Megjithatë, gazetari gjerman ka bërë të qartë se kjo nuk nënkupton mohim të krimeve të kryera nga pjesëtarë të UÇK-së.
Martens ka ngritur më pas një pyetje që lidhet drejtpërdrejt me procesin gjyqësor ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së: kush duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera, nëse gjykata pranon argumentin e mbrojtjes se nuk ka ekzistuar një zinxhir funksional komandues në UÇK?
“Krimet e luftës të kryera nga UÇK-ja dhe në emër të UÇK-së ndaj serbëve dhe shqiptarëve individualë janë kryer. Edhe avokatët e Thaçit nuk e mohojnë këtë. Kush do të përgjigjet për këto krime?”, ka shkruar Martens.
Kujton Mejën dhe Korenicën
Në reagimin e tij, Martens ka rrëfyer edhe për pjesëmarrjen në një përkujtim për viktimat shqiptare të masakrave të Mejës dhe Korenicës.
Ai ka treguar se kishte pyetur pjesëmarrësit nëse kishin parë ndonjëherë serbë të merrnin pjesë në këto përkujtime. Fillimisht, përgjigjja, sipas tij, ishte negative. Më pas, një prej të pranishmëve kishte përmendur aktivisten e njohur serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, duke thënë se ajo kishte marrë pjesë edhe në përkujtimin e vitit të kaluar.
Në fund të reagimit, gazetari i FAZ-it ka kritikuar mungesën e njohjes në Serbi për krimet e kryera ndaj shqiptarëve në Mejë dhe Korenicë të Gjakovës.
Sipas tij, shumë prej atyre që flasin për gjendjen e serbëve në Kosovë “nuk kanë dëgjuar, ose pretendojnë se nuk kanë dëgjuar” për këto krime.
Reagimi i Martens vjen në një moment të ndjeshëm, pak para vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për çështjen ndaj Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, duke e vënë theksin njëkohësisht te përgjegjësia për krimet e luftës dhe te nevoja për të mos barazuar kontekste dhe përmasa të ndryshme të krimeve të luftërave në ish-Jugosllavi.
Perhaps Hashim Thaçi will be found guilty at first instance this Wednesday of having committed war crimes. We do not know what the verdict will be. But equating Ratko Mladić with Hashim Thaçi, as some people now apparently seem to be trying to do, is wrong on many levels. Four…
— Michael Martens (@Andric1961) September 13, 2026

T� tjera
-
Haradinaj: E mbështesim ligjin, pavarësisht variantit që do të procedohet
Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Aleanca e mbështet...
-
Abrashi: Do ta mbështesim rrëzimin e vetos së Presidentes për Ligjin e Speciales
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka deklaruar në Komisionin p...
-
Pse Ligji për Dhomat e Specializuara pritet të votohet sot ashtu siç është
PDK dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë arritur marrëveshje që ligji për Dhomat e S...
-
“Qeveria na bllokon, qytetarët po e paguajnë çmimin”, Rama kërkon ndihmën e privatëve për pastrimin e Prishtinës
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për bllok...
-
Tahiri: Aleanca mbështet propozimin e PDK-së për procedimin e ligjit, më pas menjëherë të fillojë procedura e amendamentimit
Aleanca do ta mbështesë procedimin për rivotimin e ligjit për Dhomat e Specia...
-
PDK dhe VV pa dakordim për Ligjin për Specialen, në Kuvend shkon versioni i njëjtë
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka bërë të ditur në Komisionin për Legjisla...
-
Esmeralda Hasani emërohet në krye të SHISH-it, zëvendëson Vlora Hysenin
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar Esmeralda Hasanin në detyrën e Drejtores...
-
E goditi me traktor dhe u largua nga vendi i ngjarjes, prangoset i dyshuari në Viti
Një person është arrestuar në fshatin Debëlldeh të Vitisë, nën dyshimin për v...
-
Raportohet se Ligji për Specialen do të votohet sot, amandamentimi nis të hënën
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë arritur ujdi p...
-
Angazhohen kompani private, nis aksioni për pastrimin e Prishtinës
Komuna e Prishtinës ka angazhuar kompani private dhe, me mbështetjen e UNDP-s...
-
E mitura bie nga vetura në lëvizje në Suharekë, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda
Një vajzë e mitur ka pësuar lëndime të rënda pasi ka rënë aksidentalisht nga ...
-
Gjenden mbetje eshtërore të një personi në Lubizhdë të Prizrenit
Gjatë gërmimeve në dy lokacione të dyshuara në fshatin Lubizhdë të Prizrenit,...




























